Home KRYESORE Agjencia “Presheva Jone”: Nga Kosova po transferohen miliona jashte shtetit?!

Agjencia “Presheva Jone”: Nga Kosova po transferohen miliona jashte shtetit?!

NGA PRESHEVA JONE

Prishtinë, 8 janar – Për korrupsionin dhe pastrimin e parave nga Kosova ne vendet perëndimore jane te njohur vec Eulex-it edhe Interpol dhe Europol dhe ku po zhvillohen hetime, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jon딝 e cila shton se protestat e janarit me paralajmërimet dhe këmbënguljen e opozitës shqiptare ne Kosovë për te rrezuar qeverine e aktuale Thaci-Muastafa, duket se kane futur me se shumti frike tek pushtetarët, sidomos anëtareve te qeverise aktuale. Kjo frike ka bere qe shume ministra e qeveritare te tërheqin nga bankat kosovare miliona euro apo ato t’i transferojnë ato ne emra te tjere.

Agjencia e lajmeve “Presheva jon딝 raporton se nga nga burime përgjegjëse te bankave ne Kosovës ka mësuar se numri i “vizitorve” te këtyre bankave ditëve te fundit është shtuar me fytyra te njohura nga qeveria e Kosovës apo sekserë te saj. “Gjate këtij viti – ben me dije “Presheva Jone” – ata me shume nxjerrin se sa fusin para ne banka. Mesohet se deri tash jane nxejre miliona euro dhe ato transferohen jashte shtetit ne Banka te Zvicrës, Gjermanise por edhe ne Itali, Shqipëri, Turqi e sidomos ne Qipro.”

Shenim: 

Ky lajm i “Agjencisë Presheva Jone” nuk jep fakte per cfare akuzon, por ajo qe mund te thuhet është se ne raportin e fundit te Keshillit Evropian (KE) ku behet prezantimi i konkluzioneve dhe rekomandimeve kryesore në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Kosovë, nder tjera thuhet se Kosova para liberalizimit te vizave duhet të pembushe standardet ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit…

Share: