Home KRYESORE AH ! ZIŽEK

AH ! ZIŽEK

Nga Blerta Haxhiaj

Slavoj Zižek është një nga figurat eminente aktive dhe revolucionare, i përshkruar nga Terry Eagleton si një nga teoricienët më të shkëlqyer qe buron nga kontinenti Europe, lindi në Ljubljana, SR Slovenia FPR Yugoslavia me 21 Mars 1949 në një familje të shtresës së mesme. Veprimtaria e Zižekut mund të përshkruhet si idiosinkratike e cila na përcjellë një relevance dialektike të përzier më një sens të zhvilluar humori në një domen të zhvilluar në veprimtarinë njerëzore, kulturë ”“ politkë, fjala e tij na paralajmëron më një përmbajtje dhe seriozitet filozofik, rikonsiderimi i idealizmit gjerman në shkrimet e Zizekut paraqitet ne një formë singulare që e zbërthen përmes teorisë psikoanalitike të Jacques Lacan, shkrimet e tij që nga Viti 1997 fillojnë dhe bëhen gjithnjë e më shumë me përmbajtje politike në kontekstin politik me konsensin që jetojmë në një botë post-ideologjike apo post-politike duke mbrojtur mundësinë e ndryshimeve në një rend të ri botëror të globalizmit, apo kundër luftës se terrorit… ai përdorë shumë mirë dhe në mënyrë të qartë gjuhën teknikë që e huazon nga psikoanaliza Lacanit, marksizmi dhe idealizmi gjerman. Në pjesën e shkimeve të tij të kushtuar filozofise politike ( duke mos ofenduar autorët dhe mendimtarët tjerë që kanë  dhënë një kontribut të rëndësishëm në domenin e politikës) puna përshkruese e Zizek-ut fillon dukë ekzaminuar ontologjinë lakiane-hegeliane e cila nënvizon filozofinë politike të Zizekut si etikë, etika është menyra së si vendosim për të jetuar, buron nga ontologjia.

Slavoj ZižekNë vitet ’80 autori fiton vëmendjen publike si kolumnist për në revistë të re Mladina, ka qënë pjestar i Partisë Komuniste të Sllovenisë deri në tetor të vitit 1988 … mes viteve 1988 ”“ 1990 u përfshi në aktivitete të ndryshme politike dhe në shoqërinë civile i cili luftoi (metaforikisht) për demokracinë e Sllovenisë, duke kandiduar postin e presidencës në Slloveni në vitin 1990…

Kundrejtë aktivitetit demokratik liberal Zižeku qëndron dhe është i devotshëm i idealit komunist. Në një interviste për ”˜Demokracia tani” Amy Goodman ai e përshkruan veten si “komunist i kualifikuar” dhe në një paraqitje tjetër në tetor të vitit 2009 ai prap e përshkruan vetën si një ”˜djathtis radikal’ ”“ ku në vitin pasues ai shfaqet në dokumentarin ”˜Marx Reloaded” ku e mbron idenë e komunizmit ”“ sepse duke mos shtypur idenë ai që lexon Marks-in është negative ndërsa ai që lexon dhe kupton Marks-in është positiv. Subjekti modern dhe mendimi politik argumentohet si një gjëndje rregullatore në sistemin e institucioneve e cila ”˜shkund’ sjelljen tonë, pushteti është thjeshtë simbolik dhe nuk ka normativë të jashtme nga sjellja kolektive, duke ndaluar disa veprime apo akte mbi terma ligjorë që nënkuptojmë principet bazë të shoqërise. Vendimet politke për autorin janë depolitizuar dhe pranohen si akte natyrore apo vendime natyrore, nderkohë ”˜qeveria’ trumbeton thirrjen për pjesëmarrje masive në demokraci ku vendimet e rëndësishme ushtrohen në interes të kapitalit. ”“ kapitali është një levizje shoqërore ku të gjithë anëtarët e shoqërise duhet të aktivizohen që kapitali të marrë forme dhe ketë dinamikën e vet ”“ konflikti i vertetë politik është mes strukturave të rregulluara dhe të atyre që tentojnë të vendosen. Zizeku argumenton se subjekti postmodern është një vorbull cinike kundrejtë institucioneve zyrtarë ”“ institucioni është një qëllim dhe formë që është në shërbim të popullit ”“ dhe akoma beson në konspiracion,  dhe kur humbin besimin tonë të shpërndarë në e ndërtojmë një tjetër besim apo qendrim, duke u munduar që ti ikim të papërballueshmes Liri. Kjo nuk do të thotë sepse je duke vepruar në menyrë të drejtë vetëm më faktin sepse duhet ta ushtrosh atë veprim apo ta ekzekutosh atë veprim, sepse nën kapitalizëm jemi të detyruar të gënjejmë.

Për disa Zižeku përfaqëson një nga trajektoret e mendimit bashkohor të alternativave progresiste, ku ata që mbështesin Zizekun e cili përqafon komunizmin si të vetme alternativë radikale të mbarëvajtjes shoqërore , ekonomike, e vizatojnë  inspirimin  nga teoria shoqërore e marksizmit dhe e shtrinë  si formë e kritikës së kapitalizmit bashkohor politik  dhe neoliberalizmit në përgjithësi, të cilët e evokojnë atë më fjalët e tij ”˜ materiali i përditshëm i jetës sociale’. Autori nuk pajtohen me kritket të cilët i’a atribuojnë atij kritkën në besimin e qëndrueshmerisë “ Nuk është një i tillë si Tjetri komunist, nuk ka domosdoshmëri historike apo teleologjike te komanduara nga veprimet tona dhe që drejton veprimet tona”. I pyetur nga Boston Globe si një  intelektual ai  përgjigjet “Nëse do të duhej të zgjidhja mes të bërit gjëra për të fituar para dhe të jem i nagzhuar plotësisht në jetën akademike Amerikanë duke lepire b… për të marrë një post më shumë kënaqësi do të zgjidhja të shkruaja për gazeta të tilla”.

Slavoj Zižek1Shkrimet e Zižekut bazohen mbi veprimtarine dhe punën e Jacques Lacan, idealizmin gjerman, Sigmund Freud, Louis Althusser ku e tërë veprimtaria e tij ishtë në zhvillim e sipër përgjatë periudhes të liberalizimit nga regjimit Jugosllav. Ky filozof, një Elvis Presley që veshë xhinse dhe pin koka- kola duhet të lexohet dhe të kuptohet me sensin e tij të humorit sarkastik. Një komunist i kulluar apo një komunist i pastër, i kulluari nuk është i pastër sepse pastërtia varet nga virgjëria dhe stëriliteti. Në shërbim të popullit dhe për popullin sepse ligji, rendi, rregulli, kozmosi duhen …një komunist postmodern.

Ontologjia, ideologjia dhe realja ”“ideologjia të kritikat e Marksit përshkruhen se si njerezit mbahen në koshiencën e rreme duke preventuar të shihen gjerat se si janë, ideologjia është e pandergjegjshme, ku Realja nuk është ekuivalentë me realen e pritur nga totalitarizmi, për Zizekun Realja emërton apo shënjëstron me fabrikime ontologjike të ndara nga sisteme hegjemonike të përfaqësimit dhe riprodhimit, nocioni i Lacanit për Zizekun ku subjekti është një entitet negativn i pastër e cila lejon mendimin kartezian te subjekti transcendental. Duke ndjekur Hegelin humnera epistemologjike mes ne-vetevete dhe per-vetevete është në realitet vetëvetja, ku janë shume intërpretime simbolike të së Vertetës dhe ato nuk jane relativisht të verteta që Zižeku i identifikon si E verteta objektive dhe e Verteta e Vertete.. paçka terminologjia teknike-akademike duket e veshtire në zberthimin e se vertetës, nuk ka shume mund sepse për ta zberthyer jo Zizeku mirepo çdo kush më vullnet mund ta zbërtheje…një nga citatët më te preferuara të këtij autori është se si në moment e sipër e definon shtetin “ Që me shtetin dhe me revolucionin është si me gratë ”“ Është e pamundur me to, por akoma më e pamundur është pa to”

Share: