Home KRYESORE Aleanca qeverisëse “Rama – Meta” perseri ne prove te vështire?

Aleanca qeverisëse “Rama – Meta” perseri ne prove te vështire?

SMS-ja e publikuar dje në “Opinion” nga gazetari Artan Hoxha bënte fjalë për një përgjim të jashtëligjshëm nga prokuroria ne ate kihe ne vartesu te Ina Rama, e cila ka përgjuar deputetin Ilir Meta pa aprovimin e Parlamentit.

Ish kryeparlamentarja e asaj kohe Jozefina Topalli duket se nuk ka patur dijeni për vënien në përgjim të deputetit Ilir Meta nga Kryeprokurorja Ina Rama dhe një përgjim i tille te jete bere për llogari politike.

Gazetari Artan Hoxha publikoi dje në “Opinion” nje përgjim që zbardhi një sms qe sipas mediave te ndryshme behet fjale per nje komunikim te ish deputetit Ilir Meta me një biznesmen, ku kreu i LSI-së i kërkon 200 mijë…

“Syri Net” shkruan se zëra pranë zyrave të LSI-së kane vënë gishtin tek ministri i Rendit si shpërndarës i SMS-së së përgjuar dhe se sipas te njejtes Media kjo eshte kryer vetem për gazetarë të veçantë. “Sigurisht me dijeninë e kryeministrit Rama. Nuk ka asnjë dyshim se Edi Rama e do të ”pjekur” aleatin e tij Ilir Meta.” – shkruan “Syri Net”

Sipas “Lapsi.Al” nxjerrja gjoja e rastësishme në emisionin “Opinion” nga gazetari Artan Hoxha e një dokumenti që qarkullonte prej disa ditësh në shumë redaksi, ka ngritur edhe njëherë pikpyetjet: Kush ka rifilluar sulmet ndaj Metës të cilat sa më shumë duket sikur mbyllen, aq më me forcë hapen më pas. Po sipas “Lapsi.Al” disa akuzojnë ish kryeprokuroren Ina Rama. Të tjerë Sali Berishën që megjithëse e pranoi në koalicion pas vitit 2009, donte ta kishte peng aleatin e tij. Të tretë dyshojnë Edi Ramën i cili që pas aferës së CEZ, po kërkon ta djegë Metën me duart e të tjerëve.

Sigurisht qe nje zhvillim i tille do komplikoje nga sot e në ditët në vazhdim marredheniet e Edi Rama me partnerin e tij qeverises Ilir Meta kur ne fakt ka kaq shumë nevojë për votat e LSI-së për reformën në drejtesi. Megjithate ajo qe mbetet ne diskutim eshte se peshorja e pushtetit a do ta mbaje akoma kryeministrin dhe kryeparlamentarin ne aleance qeverisese? Gjasat jane qe po, por me kushtin qe zgjedhja dhe votimi i drejtuesve ne sistemin juridik te shtetit behet me konsensus politik te opozitrs dhe ne parlament ata te zgjidhen jo me 84 vota, por me 93 vota deputetesh. Aleanca Rama – Meta eshte perseri perballe nje prove te veshtire.

Share: