Home KRYESORE Berisha akuza per drejtuesit e Bashkise dhe policise ne Elbasan

Berisha akuza per drejtuesit e Bashkise dhe policise ne Elbasan

Ish kryeministri Sali Berisha kete here me Qytetarin dixhital denoncon firmen e ndertimit te burrit te nenkryetares se Bashkise te Elbasanit, te ndihmuar kryetari i Bashkise, Qazim Sejdini dhe drejtori i policise te Qarkut, per grabitjen, shkaterrimin me punimet e tij te shtratit te lumit Shkumbin dhe kjo sipas tij eshte dhe shkaku i vertet i shembjes se rruges. Ja cfare shkruan Berisha:

“Qytetari dixhital nxjerre si “avokat” te firmes Taulant Ballen dhe akuzon presidentin e firmes “Bajrami shpk” si njeri qe vjen nga krimi i organizuar.

I bej thirrje prokurorise te shtetit te hetoje akuzat e qytetarit dixhital per firmen “Bajrami shpk”, lidhjet e kryetarit te bashkise, drejtorit te policise dhe deputetit Balla me kete firme! sb

Taulant Balla ka shkuar ne Elbasan ne Xibrakë dhe po denancon shembjet e rruges dhe te urave ne kete zone.

Ju lutem pyeteni pse eshte lejuar Firma Bajrami Shpk te Ndertohet ne shtratin e lumit Shkumbin.

Firma Bajrami Shpk te pergjigjet per cfar do demtimi dhe devijimi te bere ne kete lume gjate vijes se Librazhdit deri ne Elbasan per perfitime personale.

Firma e ndertimit Bajrami Shpk eshte aktualisht nderuar mbi shtratin e lumit Shkumbin pa asnje kriter Inxhinierik,apo aprovim te Ministrise se Transportit.

Per Interesat personale Kryetari I bashkise Qazim Sejdini dhe Shefit te Policise Qarkut Elbasan Firma Bajrami lulezon ne breg te Shkumbinit ndersa Taksat parate e popullit te paguajne per demin dhe popullata ne ate zone te mbeten, pa rruge e Ura tani.

Dikush verifiko kete ceshtje dhe zbatoni ligjin mos lini keta Ordinere dhe Shfrytezuas Prostitutash te behen pronar dhe te marrin popullin ne qafe. sb

“Zoti Berisha Mirdita
Do doje te denancoja nje firme ndertimi ne Elbasan qe eshte implikuar ne korrupsion dhe prostuticion.
Nazif Bajrami pronar I firmes se ndertimit Bajrami Shpk ne Elbasan eshte marre me prostuticion ne Italy qe ka shfrytezuar nje vajze me Emrin O.M.dhe tani eshte I martuar me nje nga nenkryetaret e bashkise se Elbasanit ose me mire te Bashkise se Sejdinit.

Ai ka zaptuar nje truall ne perrua (Lumin Shkumbin. ) i cila me pare ka qene vija e ujit ku kalonte shkumbini por tani me Okay te Sejdinit dhe Shefit te Policise Qarkut Elbasan ky Nazif Bajrami eshte tani pronar I shkumbinit. Ai e ka devijuar shkumbinin per arsye perfitimi dhe fshatrat perreth vuajne pasojat nga ky devijim I pa aprovuar nga asnje Inxhinier apo nga Ministria e Transportit.

Dua te mbetem anonim me emer edhe numer telefoni ju lutem.

Respekt.M.G””

Share: