Home I pakategorizuar Divorcet, njerezit imitojne Nanon, Ramen, Pollon, Patozin…

Divorcet, njerezit imitojne Nanon, Ramen, Pollon, Patozin…

Nga haberet e Mitro Cela

MARTESA NUK ËSHTË PARAJSË SEKSUALE?!

Në Tiranë çdo vit ndahen rreth 1300 çifte. Në shkallë vendi çdo vit ndahen rreth 6000 çifte. Çështë kjo hata? Mos vallë po vihet në jetë filozofia e Konfucit: Martesa është vepër, ndarja një kryevepër?

Për të zbërthyer problemën mora në intervistë disa psikologë. Njeri më tha: Martesa nuk është parajsë seksuale! Çiftet pasi “hanë mjaltin” deri në vitin e tretë, drejtohen në gjykatë për ndarje. Një tjetër psikolog shtoi: Martesa nuk është shpëtim nga vetmia. Argumenti: Jeta është bërë e vështirë. Është tretur leku. Gratë duan fustrane e këpucë allafrenga. Çmimet po sulmojnë qiejt. Gruaja në vend që të vrasi vetminë, në shumë raste bëhet barrë…

Disa thonë se e ka fajin demokracia. Është shtuar lëvizja. Janë zmadhuar qytetet. Kështu lind dyshimi. Nga dyshimi në xhelozi. Pas xhelozisë rruga më e lehtë divoirci. Më e vështira: Koburja, çiftja, sëpata, vaji në vesh…

Pasi pyeta shtatatë a tetë, siç thotë populli, vendosa të bëj një studim vetë. U befasova. Divorci është nxitur nga politika. Mileti ka nisur të imitojë politikanët e lartë shumë. Dicorcin e parë e bëri Edi Rama, kur ndau gruan e parë Marltida Markoçin në vitin 1991. Pastaj erdhi ndarja e madhe e Fatos Nanos. Në vitin 2000 u nda me Rexhina Nanon. Edhe nga e djathta ka bëma. Kemi ndarjen e Genc Pollos dhe Astrit Patosit…Dhe siç thotë populli, shi rrushi rrushin…dhe mileti merr rrugën drejt gjykatës për divorc.

Share: