Sali Berisha ka përdorur akuza tepër të rënda kohët e fundit ndaj drejtorit të emisionit “Fiks Fare” ish bashkepunetorit te tij Filip Çakuli, lidhur me emërimin e djalit të tij si drejtor i Lojrave të Fatit në Ministrinë e Financave, por kjo nuk ka influencuar që gazetari Çakuli të mos ishte i ftuar në festën e gazetës Rilindja Demokratike, organi i shtypit i Partisë Demokratike. Berisha shihet në shoqërinë e gazetarit të tij të preferuar Fahri Balliu dhe më pas bën të gajaset liderin e ri demokrat Lulzim Basha ndersa Çakuli duket ne sfond disa rreshta me pas.