Home KRYESORE Gati projektligji për regjistrimin e emigrantëve

Gati projektligji për regjistrimin e emigrantëve

Sot u be e ditur se qeveria do të dorëzojë në Kuvend projektligjin për identifikimin dhe regjistrimin e shtetasve që jetojnë në emigrim. Nje projektligj i cili do të krijojë një regjistër unik regjistrimi përmes të cilit do t’i garantohet çdo shtetasi shqiptarë, që jeton jashtë Shqipërisë shërbimet shtetërore e deri tek e drejta e votës. Në realizimin e kësaj nisme është angazhuar Ministria e Brendshme dhe ajo e Punëve të Jashtme dhe sot dy ministrat përkatës dhanë disa detaje në një konferencë të përbashkët për shtyp. -“Regjistri për shqiptarët që jetojnë jashtë është një hap konkret për të garantuar të drejtën e votës për ta. Ligji hedh bazat për të gjithë gamën e shërbimeve për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe hapin e parë për garantimin e së drejtës së votës”, thane ministrat  Tahiri dhe Bushati qe u bëne thirrje emigrantëve shqiptarë që të bashkëpunojnë me strukturat shtetërore kur të kontaktohen prej tyre.

Share: