Nga Ndue Ukaj
Ky soj i njeriut që e do vendin me zemër të zjarrtë dhe që e shikon realitetin në sy, mungon në gjitha sferat: në politikë, media, kulturë, arsim…  Për pasojë, shoqërisë sonë i flasin zhurmshëm gjithfarë injorantësh dhe e këshillojnë gjithfarë bashibozukësh. Madje edhe të tillë që s’ dinë të shkruajnë shqip. Për këtë arsye, i kemi punët kaq keq. O tempora o more! O kohë o moral! O njerëz, ndaluni dhe shikojeni realitetin në sy. Sidomos ju që keni përgjegjësi për fjalën publike. Kuptojeni një gjë: edhe një shoqëri normale, me traditë të gjatë në punët e shtetit, me ekonomi stabile, me kohezion të lakmueshme dhe unitet shpirtëror, do ta kishte problem t’i rezistonte gjithë këtij helmi që po e prodhon shoqëria kosovare. Nga gjithë kjo zhurmë, që s’është as debat, as përplasje idesh, nuk do të ketë fitues. Humbës, po. Të tillë jemi të gjithë.