Home KRYESORE Kurbani, historia e “njeriut-dele”…

Kurbani, historia e “njeriut-dele”…

Nga Lolita*

Kishim nje bari qe na merrte edhe qumeshtin edhe leshin, megjithate na jepte vetem bar.. Por nuk ishim te lumtura. Na erdhi nje bari tjeter, i gjate dhe i bukur dhe na tha qe nuk do na merrte leshin edhe sikur te na mberrinte ne toke..Na tha qe perveç barit do na jepte edhe grure, edhe miser. Dhe ne vitin 2013 pasi blegerime nja 2-3 here(mbase dhe me shume por ngaqe jam dele nuk e mbaj mend mire) zgjodhem bariun e gjate.

Situata dukej mire ne fillim, pastaj u be me keq, tani akoma me keq. Bariu na sillte veterinerin çdo jave per kontroll, e pasi na shqyente shalesh na thoshte se s’kishim asgje. Na kishin premtuar “sherbim veteriner falas dhe e besuam. Pastaj filluan te na marrin leshin, benin tendera çorapesh leshi dhe ato i fitonte gjithmone kryeveterineri. Nuk e di pse, por po te mos isha dele mbase dhe do ta kuptoja, mbase dhe do doja te mos qethesha fare. Na hoqen te vetmen llambe e stalles dhe na lane ne erresire per dite te tera.

Pastaj na thane qe nese donim prap drite duhet t’iu jepnim nje pjese te qumeshtit, por na thane qe nuk mjaftonte se kishim detyrime te prapambetura. Ua dhame edhe qumeshtin me te cilin ushqenin qingjat dhe qingjat i mesuam te hane bar, se fundja s’ka rendesi ça hane apo si rriten.. ne fund prape dele si ne do behen. Ndonje qingj edhe ngordhte nga i ftohti, bariu bente sikur merzitej po pastaj hante e pinte me veterinerin dhe harronte. Kishim dhe nje roje FatMIResisht. Nje qen rrace nga Tepelena. Ne fillim na tha se po na mbronte nga bari i keq, po ne fshehtesi e shkulte barin 3-fletesh dhe e shiste. Kete e kishin kuptuar shume dele, por ngaqe ishin dele kishin frike te ankoheshin.

Roja-qen shpesh bashkepunonte dhe me kasape dhe ujqer, shpesh deleve te ngordhura nuk ju gjendej ujku autor, ose e kapnin ujkun pastaj ai ju ikte nga duart.. Por roja-qen justifikohej me fjalet se ishte faji i rojes se pare qe i kish lene ujqerit te shtoheshin aq shume, madje roja i pare nuk na kishte mbrojtur as nga barerat e keqija. Disa dele i besonin, disa jo.. po ngaqe ishim dele s’mund te benim asgje.. madje as te blegerinim. Ekonomisti(uh ç’fjale e madhe per nje dele si une) i kishte thene bariut se qumeshti dhe leshi nuk mjaftonte, por duhet te na merrnin edhe qingjat per ti shitur qe me ato para te blinin me shume bar per ne. Qingjat nuk pranonin ti neneshtroheshin bariut, iken nga kopeja, kaluan dhe kufijte e shtetit.

Aty thoshin qe kishte bar me shume, bari ishte me i gjelber.. por bariu na thoshte se pasi te mbaroje bari i atyre jashte do ti kthejne prap qingjat ketu tek ne. Nje pjese e qingjave u bene manare, ferkoheshin ne kembet e bariut te gjate dhe filluan te hane pak me shume bar se ne. Qingjat me te shkathet gjeten nje bari te mire dhe ngaqe ishte nga Skrapari i njihte me mire kullotat dhe i ushqente me mire. Me te degjuar e kishim qe pervec barit ju jepte grure e miser. Qingjat filluan te vene bark e t’iu dalin brire nderkohe qe bariu i tyre dobesohej nga sikleti.

Me keq nga te gjithe jemi ne delet qe na marrin qumeshtin, leshin, qingjat madje dhe bajgat te cilat i shesin per te zhvilluar bujqesine..dhe çdo dite e me shume na pakesojne barin. Qumeshtin tone e bejne djathe, djathin e ndan bariu me veterinerin, qenin-roje dhe shoket e bariut. Ato copat e vogla i hane minjte e shtepive te tyre. Por ngaqe jemi dele dhe jemi mesuar me bar, do mesohemi dhe me mungesen e bari, por ne nuk do dime kurre ç’shije ka djathi.

Asnjehere s’e kam patur problem te jem dele deri para pak ditesh kur Blerta, delja jeshile, as e kuqe as blu na tha qe te gjitha delet e stalles tone do behen Kurban. Na tha qe ne konkursin e barinjve kryeBariu yne kishte dale me lakuriqi. Ai kishte thene se faji per kete ishte i yni, i ne deleve qe nuk prodhojme lesh sa duhet. Tani po thuhet se do na sakrifikoje te gjithave per te bere me pas nje kryeveper te artit modern me shtellungat e leshit tone te qethur. A duhet te shqetesohemi? Dhe nese po si? Kemi provuar te blegerijme fort derisa njeres nga ne, Lules i iku zeri, kemi provuar te bejme bajga mbi bunker po s’po na ecen. Ju lutem me jepni nje mendim se nuk mendoj dot vete.

Me respekt Delja!

Marre nga faqja Lolita 

Share: