Nga Dritan Hila
Drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu, është përzgjedhur “Bleta e artë”, ne teatrin e kukullave te fundvitit. Qe Ogerta nuk ka pune me punen, nuk do as laps as kalem, mjafton te fusesh hunden ne spitalet e Tiranes. Por meqenese ka punuar me Ramen ne bashki, kjo mjafton. Por ka edhe ca me shume: bashkeshorti i saj ka qene drejtor kabineti i Genc Rulit kur ky ishte minister bujqesie. Pra me blete se kaq nuk ka ku shkon. Gjithmone ne mes te mjaltit. Nderkohe do t’i propozoja kryeministrit te shpallte çmimin “Kameleoni prej nikeli”, ku per here te pare ta merrte Benet Beci, drejtor i Fondit Shqiptar te Zhvillimit qe nga koha e Saliut te pare dhe deri me sot, ish delfin i PD ne fushaten e 2013, dhe kohet e fundit bashkepunetor i ngushte i Koço Kokedhimes, i cili mund ti bente edhe CV e dekorimit. Te krijohej edhe çmimi “Thithlopa”, te cilin per vitin e pare (por nuk eshte e thene i fundit), e meriton Erjon Velia bashke me tarafin e biznesmeneve ne grupin socialist te keshilltareve te bashkise, per ngritjen e çmimit te biletave te sherbimit urban.