Home KRYESORE Politikanet të kenë shumë kujdes kur hedhin baltë mbi uniformat blu!

Politikanet të kenë shumë kujdes kur hedhin baltë mbi uniformat blu!

Nga Mithat Havari

Filluan dhe deklaratat politike të fillim vitit , akuza e kundër akuza midis opozitës dhe maxhorancës .Ajo që mÄ“ bëri përshtypje ishte deklarata e ministrit Tahiri .Ai tha :”Nuk është faji i policisë se një individ që nuk gjen dot grua , ngrihet e vret dy njerëz , nuk është faji i policisë se për një plep ngrihet dikush e vret personin që pret plepin “. Në parim nuk jam kundër , por si drejtues policie që kam qenë , jam në gjëndje te evidentoj përgjegjesinë e policisë në të dy rastet .

Në veri , inspektori i zonës duhet të njihte konfliktin mes palëve dhe më kryesorja të kontrollonte për armë mbajtje pa leje të vrasësit , duke njohur fare mirë personalitetin e tij negativ .E dyta në Lushnjë , inspektori i zonës duhej të dinte se shtetasi që shëtiste me armë nëpër fshat përbënte rrezik , pra në të dy rastet bie përgjegjësia mbi policinë lokale pse jo dhe mbi drejtorinë përkatëse apo komisariatin .

Më kryesorja i kujtoj këtij djali energjik , së kur ishte në opozitë , sulmonte pa mëshirë policinë e Shtetit , duke e etiketuar si “policia e krimit” që është e lidhur me falangat e tij , polici politike që drejtohet nga Sali Berisha etj etj …!. Sot e merr nën mbrojtje këtë polici aq ekstremisht , sa dhe kur ka përgjegjësi , ja shkarkon atë dmth e ç’fajëson .

Në arsyetimin tim them se , është po ajo strukturë pilicore të paktën 90 % , se 10 % janë larguar kryesisht titullarët që ka qënë në kohën kur e akuzonte .At’here lind pyetja .Ky djalë po drejton sot një polici të inkriminuar , të lidhur me botën e krimit ?.Sigurisht jo , policia e shtetit në tërësi punon me përkushtim e dinjitet për të siguruar rendin publik për qytetarët dhe vet shtetin .

Ndaj politikanët duhet të kenë shumë kujdes kur hedhin baltë mbi uniformat blu , pavarsisht ngjyrave politike blu apo rozë .Respekt të thellë për të gjithë uniformat blu , për detyrën e vështirë që kryejnë anë e kënd vëndit , duke ju uruar suksese , shëndet e jetë në familjet e tyre , kurse politikanëve kujdes me “fjalën” ,.ajo vret më shumë se plumbi !.Mit’hat Havari

Share: