Nga Marko Bello
Me nje qetesi olimpike, kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi dje se Njësia Antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda do t’i rikthehet strukturës së mëparshme, duke qene se kohet e fundit nuk ka patur denoncime konkrete per korrupsion.
Te gjithe e mbajne mend se 3 muaj me pare, ishte Llalla ai qe deklaroi se shume shpejt “njerez te rendesishem te politikes dhe jo vetem, do te dergoheshin para drejtesise”, duke inkurajuar prokuroret te deshmojne forcen e ligjit per zyrtaret e niveleve te larta, te dyshuar si te perfshire ne veprimtari korruptive.
Ne nje vend ku akuzat per korupsion behen nga te kater anet, ku segmente te pakapura te shtypit zbulojne dhjetra raste te korrupsionit, ku sondazhet e organizatave joqeveritare tregojne nivel te larte korrupsioni te zyrtareve te te gjitha niveleve, apo ku raportet e BE dhe organizatave nderkombetare flasin per korrupsion te shtrire ne te gjitha poret e shtetit, ne menyre krejt te habitshme, kryeprokurori Llalla shprehet se nuk ka denoncime konkrete qe pastaj organi i akuzes t’i hetoje.
Eshte fatkeqesi qe ne 25 vjet demokraci, ne nuk kemi ende institucione qe te frenojne fenomenet negative te sistemit dhe te bejne zap te gjithe ata qe vene dore ne pasurine publike. Me keq akoma, duket se edhe organet ligjzbatuese jane dorezuar perpara falangave te krimit te organizuar dhe korupsionit.