Home KRYESORE Reagon Artan Hoxha per akuzat e rena ndaj Ilir Metes

Reagon Artan Hoxha per akuzat e rena ndaj Ilir Metes

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me letrën e zyrës avokatore drejtuar Ministrit Gjiknuri, në të cilën citohej se kryeparlamentari Ilir Meta nuk ishte i implikuar në skandalin CEZ-DIA. Nëpermjet një statusi në Facebook, gazetari investigativ Hoxha i kërkon personave që kanë firmosur akuzat, të bëjnë një autokritikë. Ja cfare shkruan gazetari Hoxha ne orofilin e tij:

artanhoxhasmsjaNje hare dhe gezim i papershkrueshem e ngertheu sot pasdreke median shqiptare, ne vecanti analistet, editorialistet, etj….Gjylja e madhe plasi, po po plasi. Nje studio avokatore, qe na e paskesh ngaterruar padashje emrin e nje liderit tone politik, sot na çoi “haber” dhe na tha se ky ishte nje spekullim me qellime te qarta baltosje per politikanet me te ndershem shqiptar. E me te shperthyen fishekzjarret e opinionisteve drejtpersedrejti nga studiot televizive dhe nga kopertinat e revistave online. Urrraaaaaa rrofte udheheqesi qe ia hodhi pa lagur edhe kesaj radhe. Po thellohuni, thellohuni more djema. ….

Pas publikimit te ketyre vendimeve te prokurorise, dhe bisedave te pergjuara nga institucioni i ngarkuar me ligj te pergjoje, me date 11 janar 2016, presidenti dhe njeherazi Kryetari i KLD-se, heshti. Kryeministri dhe njeherazi kryetari i PS-se, heshti. Kryetari i opozites, heshti. Lideri legjendar i se djathtes, heshti. Kryeprokurori heshti. Klani dhe Opinioni heshti. Media ne bllok dhe opinionistet tane zhurmemedhenj. heshten.

Ne keto kushte pres qe ne mos sot nga darka, neser nga mengjesi, te gjithe keta burrat, gjyqtare, prokurore, oficere te policise gjyqesore, qe kane hedhur firmat mbi keto vendime, te dalin ne rresht njeri pas tjetrit, dhe nen shembullin e kesaj studios avokatore, ti heqin nje autokritike te shendoshe vetes.

Share: