Shënohet përvjetori i 17-të i masakrës së forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Reçak te Kosoves nga ku nisi kthesa e madhe e historise 100 vjecare per Pavaresi nga Serbia. Vendi i cili ndërroi fatin e historisë së Kosovës nga lufta e fundit, Reçaku, në të ardhmen do ta ketë të skalitur figurën e personit që e ngriti këtë fshat në vëmendjen botërore 17 vjet më parë. Ambasadori i OSBE i asaj periudhe per rolin dinamik qe pati ne ato dite historike do nderohet me nje shtatore. William Walker nuk do harrohet ne kujtesen e kombit.