Nga Geri Selenica
SKAVICA ”“ tradhëtia më e madhe kombëtare në historinë e Shqipërisë, kryevepra e artit qeverisës të Edi Ramës
(rënia e shkencës dhe sundimi i pseudo artit)
Uji dhe energjia janë dy elementët kryesorë të jetës. Mirëmenaxhimi i tyre është menaxhimi i jetës dhe i kombit. Marr shkas për këtë analizë nga Vendimi i Qeverisë për dhënien me konçesion një firme private të HEC Katundit të Ri (Skavicës).
Por ç’është HEC Skavica:
-Lumi Drin ka 50% të rezervave ujore të Shqipërisë dhe energjia e marrë në Drin është 3 – 4 herë më e lirë se në Vjosë dhe shumë më e lire se në lumenjtë e tjerë.
-HEC Skavica është vepra energjitike më strategjike dhe rezervuari ujor më i rëndësishëm i Shqipërisë (më i madhi në Europë), 7 miliardë m3 ujë.
-Liqeni i Skavicës (sipërfaqe 100km2, gjatësi 100km) do të ndyshonte pozitivisht klimën dhe ekosistemin në Shqipëri duhe zhdukur krejtesisht rrezikun e thatësirës, me efekt të ngjashëm me atë të digës së Aswanit në Egjipt;
-HEC Skavica disiplinon përfundimisht problemin e përmbytjeve në ultësirën Shkodër/Lezhe. Në se nuk do të ishte kaskada e Drinit, në 7.1.2016 Drini kishte prurje 3’000m3 në sekondë dhe Shkodra do të qe krejtësisht e përmbytur;
-HEC Skavica me digë të madhe 485m është i vetmi varjant zyrtar i aprovuar me vendim Qeverie të vitit 1961 dhe është ratifikuar në 2 marrveshjet e ujrave me Jugosllavinë të vitit 1956 dhe 1961 (që janë ende të vlefshme me Maqedoninë);
-Si pasojë e shpyllëzimeve është përshpejtuar mbushja e digave me aluvione. Konkretisht HEC Fierzës i është mbushur 20% e rezervuarit me aluvione dhe jetëgjatësia e tij është rreth 50 vjet. Ç’ka e bën të domosdoshme nevojën afat gjatë të një rezervuari më të madh në rrjedhën e sipërme, si HEC Skavica.
Ne
Krejt për arsye korruptive nga qeveria e vitit 2003, në pamundësi që një investitor privat (TGK) të bënte HEC Skavicën zyrtare, konsideroi edhe 2 varjante më të vogla (studimi Sogreah), por që zyrtarisht s’u aprovuan kurrë:
Varjanti i HEC Lart.digës Fuqia Prodhimi Volumi ujit të liqenit
Skavica Maksimal 485m 390MW 2 mlrd MWh 7 mlrd m3 100%
Skavica i Mesëm 445m 3 mlrd m3 43%
Skavica Minimal Katund ri 57MW 200 mln MWh 400 mln m3 6%
Diferenca Maks-Min 333MW 1,8 mlrd MWh 6,5 mlrd m3 91%
Fierza 500MW 1,5 mlrd MWh 2,3 mlrd m3 33%
Koman 600MW 2 mlrd MWh 450 mln m3 6%
Vau i Dejës 250MW 1 mlrd MWh 500 mln m3 7%
Ashta 53MW 240 mln MWh 1%
Kaskada e Drinit SOT 1403MW 4,7 mlrd MWh 3,3 mlrd m3 47%
Kaskada Drinit TOTAL 1800MW 6,7 mlrd MWh 10,3 mlrd m3 313%
a ”“ Varjanti maksimal është ende në fuqi me digë 220m, me lartësi liqeni në 485m, 390MW, me prodhim 2 miliardë MWh/vit, me rezervuar ujor 7 miliardë m3 ujë.
b ”“ Varjanti i mesëm është deri në kufirin me Maqedoninë në lartësinë 445m dhe do të krijonte një rezervuar ujor 3 miliardë m3 (43% e varjantit të madh).
c ”“ Varjanti minimal (i aprovuar së fundmi nga qeveria) është me 2 HEC-e të vegjël me rezervuarë ujorë në total 5 herë më pak se varjanti maksimal.
Problemi kryesor i ketij vendimi të qeverisë nuk është korrupsioni, por rrugëzgjidhja inxhinierike. HEC Skavica nuk është një HEC normal (pasi fuqia e tij gjeneruese është më e vogel se e Fjerzës dhe Komanit), por është një rezervuar ujor strategjik kombëtar, 3 herë më i madh se Fjerza ose 2 herë më shumë se e gjithë kaskada e Drinit.
Problemet inxhinierike e menaxheriale që krijon HEC Katundi i Ri janë:
1 ”“ Ndërtimi i tij e bën absolutisht të pamundur ndërtimin e HEC Skavica e Madhe, duke shkatërrur përfundimisht pasurinë më të madhe ujore kombëtare prej 7 miliardë m3 ujë.
2 ”“ Fuqia e instaluar në HEC Katundi i Ri (57MW) e kthen Drinin e Zi në një përrua, duke shkaktuar humbje të mëdha energjitike (200 milionë euro në vit).
3 ”“ Për të rritur efiçencën energjitike, kaskada e Drinit kërkon një menaxhim të integruar nga një operator (KESH), ç’ka rrit efiçencën energjitike në 10%.
4 ”“ Duke qenë se HEC Skavica është një rezervuar ujor dhe jo një HEC i zakonshëm nuk mund t’i jepet një konçesionari, që ka interes të prodhojë energji, ndërsa KESH ka interes të ruajë energji. Dmth kanë dy qëllime krejt të kundërta. Pra ky model eshte kundër interesit publik. Për këtë arsye janë tërhequr investitorët më të fuqishëm në Europe (ENEL, RWE, EVN).
5 ”“ Faktikisht është dhënë HEC Ashta me konçesion. Por dhënia me konçesion edhe e hidrocentralit të sipërm të kaskadës e fut KESH-in në një sanduiç midis dy privatëve dhe e bën shumë të pa menaxhueshme kaskadën e Drinit. Interesi publik e do që Skavica të jetë vetëm pronë e KESH-it.
6 ”“ Në se do të binim dakord që do të bëheshin 2 ose 3 HEC-e të vogla, Katundi i Ri është vendi më i mirë për të ndërtuar HEC dhe e ul shumë interesin potencial për HEC-et e tjera të vogla mbi Drinin e Zi. Pra faktikisht në vend të HEC Skavicës së Madhe mbi Drinin e Zi do të mbetej vetëm HEC Katundi i Ri!!!
7 ”“ VKM nr.1068, dt 23.12.2015 ka shkelje juridike, pasi qeveria duhet të shfuqizojë VKM-në e vjetër, pastaj të marrë një vendim të ri me të njëjtin objekt.
8 ”“ Qeveria nuk ka bërë dëgjesa publike me popullsinë e Dibrës dhe të vlerësojë seriozisht ndikimin social e ambjental të gjithë varjanteve, sipas standarteve më të larta të përcaktuara nga “Hydropower Sustainability Assessment Protocol” (http://www.hydrosustainability.org/). Në fakt Skavica e Madhe përmbyt 10% të Dibrës dhe popullsia është e terrorizuar nga kjo ide. Por me një vizion të përpunuar me ekspertë nga më të mirët në botë, një liqen i madh do ta bënte Dibrën Zvicër.
9 ”“ “Procedura e juridike” e dhënies me konçesion një firme “mike” të një aseti publik është më se e mirënjohur në Shqiperi. Qeveria po e çon në ekstrem traditën korruptive të qeverive pararendëse, por për mua kjo është dytësore në këtë rast. Unë jam në dijeni që qeveria shqiptare ka marrë propozime (bile ka firmosur Letra Mirëkuptimi) për ndërtimin e Skavicës së Madhe si pronë e KESH nga 3 kompanitë më të mëdha në Kinë dhe në botë (PowerChina, GeZhouBa dhe Norinco), që i propozuan qeverisë shqiptare (KESH-it) financimin 100% të Skavicës së Madhe (1 miliardë euro), me një kredi të butë 35 vjeçare, 7 vjet ”˜grace period’ dhe në vazhdim 2% në vit interes. Por qeveria shqiptare edhe pas më shumë se një viti nuk i ka kthyer asnjë përgjigje propozimeve kineze. Disa ministra ma kane thene troç që Rama ja ka premtuar Skavicën turqve. Pra turqit kanë pasur 2 vjet kohë që të përgatisin “Propozimin e Pakërkuar”, kur që çdo firmë tjetër s’është lejuar të marrë pjesë. Tani Ministria e Energjitikes mund ta bëjë ”˜tenderin’ e “brenda ligjit”.
KESH është shprehur me shkrim kundër dhënies me konçesion të HEC Katundi i Ri, pasi dëshëron që Skavicën ta ndërtojë e administrojë vetë, por qeveria e ka parë të arsyeshme të mos e marrë parasysh pozicionin e KESH, por të AKBN (të dy inxhiniereve partiake paeksperiencë)!!!
10 ”“ Nga ana politike, për vetë rëndësinë strategjike, HEC Skavica kërkon një konsensus të plotë midis forcave politike kryesore, pasi flasim për një vendim me efekte shekullore në ekosistem, ekonomi dhe shoqëri.
Për motive të tilla janë bërë dhe do të bëhen shumë luftera, kështu që një vendim kaq strategjik politik kombëtar nuk mund të merret nga dy mësuesa (vizatimi dhe anglishte), stimuluar nga avujt e alkoholit të verërave 50’000 euroshe dhe nga shoqëria galante në hotelet luksoze të Stambollit!!! Mungesa e seriozitetit e profesionalizmit në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, nga ana e kryeministrit Rama, janë shumë të qarta, që nga politikat ekonomike ekstreme anarshiste e neoliberale, që nuk kanë pikë lidhje me politikat socialdemokrate apo me zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë. Por Skavica është qershia mbi tortë e vizionit dhe menyrës së qeverisjes së Edi Ramës, sepse tregon paaftesine totale në planifikimin strategjik kombëtar, në inxhinieri dhe në ndërtimin e shtetit, tregon shterpësinë e vizionit të tij ekonomik, si dhe është vazhdimësi e metodave të tij korruptive dhe naive të thithjes së investimeve të huaja, që deri më sot i kanë rezultuar krejtesisht jo produktive (pasi ka zero investime). Në se do të qe thjeshtë korrupsion, si pjesa më e madhe e metodave të tij qeverisëse klienteliste e konçesionare (edhe më ekstreme se qeveritë e mëparshme), nuk do të na kishte ndezur llambën e kuqe, pasi ai vetëm këtë metodologji di prej 15 vitesh. Por shkatërrimi i asetit më strategjik të ekonomisë kombëtare, shkatërrimi i punës më të madhe inxhinierike të bërë për dekada të tëra, HEC Skavica, është një vijë demarkacioni, që ka pasoja të pariparueshme kombëtare për breza të tërë, të cilën edhe ai vetë me ministrat e tij, nuk arrijnë ta kuptojnë për shkak të formimit, edukimit dhe moralit të cunguar. Imagjinoni: Edi Rama “Laboratorin Hidraulik” (që e ka çdo shtet) do ta kthejë në “Qendër Arti” (ndërkohë që në një pjesë një miku i tij i ngushtë deputet “socialist” ka ndërtuar një pallat). Ndërsa modelimet e shkarkimit të ujrave inxhinierët e KESH-it po mundohen t’i modulojnë në qiell të hapur tek “Bregu i Lumit”!!!
EDI RAMA me AFERËN SKAVICA s’është thjesht një “KRYEGRABITËS“ i burimeve natyrore (dmth. merr atë që të leverdis sot pa menduar për nesër), siç është bërë traditë politike ketu, por ai ka kaluar VIJËN E KUQE të INTERESIT STRATEGJIK KOMBËTAR. Strategjikisht shkatërrimi i rezervës më të rëndësishme ujore të Shqipërisë është TRADHËTIA ME E MADHE KOMBËTARE në historinë e Shqipërisë, shumë më e madhe se falja e Shën Naumit Jugosllavisë apo tentativa për dhënien e detit Greqisë.