Nga Elvi Fundo
Reforma në drejtësi po përplas fort PD dhe PS, të cilat janë vendosur në dy skalione dhe vazhdojnë të mbajnë qëndrimet e tyre të palëkundura në lidhje me reformën në drejtësi.
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë tek “studio e hapur” e gazetares Eni Vasili , theksoi se mazhoranca dhe konkretisht PS, nuk do pranojnë kushte të cilat sjellin një keqkuptim të fjalës konsensus, opozita kërkon konsensus duke na vënë kushte, tha Rama
Kreu i qeverisë theksoi se nuk do të pranojë kriterin e kërkuar nga opozita për zgjedhjen e gjykatësve me 2/3 e votave.
Kusht për të cilin kryeministri thotë se formula me 3/5 është e mjaftueshme. Për kreun e qeverisë Rama, konsensusi do gjendet tek Komisioni i Venecias pas publikimit nga ky komision të draftit përfundimtar.
Opozita
Partia Demokratike dhe Lulzim Basha kanë braktisur tryezën e reformës në drejtësi, duke artikuluar qartazi se largimi i tyre është bërë pasi qeveria nuk pranon konsensusin, që për opozitën vjen nga rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Venecias. Sipas opozitës, qeveria nuk do të marrë parasysh rekomandimet e Venecias, por kërkon të kryejë një reformë të njëanshme, sipas dëshirave të saj për të kapur sistemin e drejtësisë.
Pozicioni i Partisë Demokratike është i qartë dhe i fortë BASHA-PER-DEKRETETpolitikisht. Lulzim Basha është në opozitë dhe ngritja e tij mund të vijë duke i lënë faturën e mungesës së konsensusit Edi Ramës, dhe duke provokuar zgjedhje të parakohshme. Në mungesë të një konsensusi në parlament referendumi popullor ose zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja alternativë. PD vazhdon të theksojë se ndahet në 11 pika me Partinë Socialiste. Kjo e fundit sipas demokratëve, kërkon të kapë sistemin e drejtësisë. Nga ana tjetër, PD nuk artikulon asnjë akuzë politike për LSI-në për reformën në drejtësi dhe kujdesit që cdo faturë t’i shkojë direkt Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.
Ilir Meta
LSI-ja dhe Ilir Meta, duken qartazi të ndarë nga kryeministri Rama. Së fundi, Ylli Manjani deklaroi hapur se reforma në drejtësi nuk mund të bëhet pa konsesnusin e Partisë Demokratike. Sulmet e fundit ndaj kreut të Kuvendit, Ilir Meta, mund të jenë edhe një skenar i mundshëm i Edi Ramës për të mbajtur nën tension kreun e Kuvendit, i cili në rastin e reformës, është më afër me opozitën e Bashës se sa me qeverinë e Ramës.
Të gjitha rrugët të çojnë në Romë
Çarja Rama-Meta duket pa zgjidhje. Qeverisja e dy aleatëve të majtë po shkon drejt fundit, duke provokuar mungesën e një konsensusi për reformën në drejtësi, e cila mund të provokojë zgjedhje të parakohshme.
Mungesa e votave të PD-së dhe LSI-së në parlament, mund të sjellë rrëzimin e draftit të qeverisë, çka çon në mosmbylljen e reformës në drejtësi dhe sjell referendum popullor ose provokon zgjedhje të parakohshme, pasi humbet shumica parlamentare, e cila në këtë rast edhe pse ka Parlamenti-shqiptar2mbi 84 vota, duket e shpartalluar.
Një alternativë për të shmangur zgjedhjet mund të ishte një referendum popullor, i cili do të çonte Ramën përballë një testi elektoral, një vit para zgjedhjeve, ku kundërshtar nuk do të kishte vetëm Bashën dhe Partinë Demokratike, por edhe LSI-në e Ilir Metës. Një veprim i tillë duket një test i fortë për kryeministrin Rama, i cili kërkon të njohë situatën dhe realitetin politik në elektorat.
Ky referendum, do të ishte një avantazh edhe për opozitën, e cila do të kishte shansin e artë t’i gjente të përçarë dy aleatët e majtë, një mundësi që ajo të ngrihej për të treguar se është rikthyer. Por referendumi, në rast mosmiratimi, sërish do të sillte zgjedhje të parakohshme./citynews