Home KRYESORE Thaçi, kandidatura më përfaqësuese për President i Kosovës

Thaçi, kandidatura më përfaqësuese për President i Kosovës

Nga Suzana Tahiri

Kur ka mbetur pak kohë nga zgjedhja e presidenti të ri të Kosovës, që me shumë gjasa është ajo e liderit të PDK dhe zëvendëskryeministrit aktual Hashim Thaçi, janë shtuar zërat që pikërisht për numrin një të shtetit mund të jenë edhe kandidatura të tjera, përfshi edhe ai i profesor Qosjes.

Një mesazh i këtij pofesori, shpërndarë në disa media dhe portale të majta se e paskan propozuar për president, është mohuar kategorikisht nga lideri de fakto i “Vetvendosjes” Albi Kurti, por edhe nuk ka pasur ndonjë zë tjetër pranues nga blloku opozitar (“Nisma” dhe “AAK”).

Në një prononcim që Albin Kurti ka dhënë për radiotelevizionin e Kosovës më 24 janar 2016 ka pohuar se “As Qosja as Jashari nuk janë kandidatë të opozitës për president”. Logjika e thjeshtë e pranon se kjo mund të jetë një dëshirë e vetë profesor Qoses që, në pamundësi për t’u propozuar në këtë post të lartë nga asnjë prej forcave politike në pozitë dhe opozitë, ka lajmëruar kandidimin e vetevetes, kur këtë gjë nuk ia kërkon askush dhe në statusin që pretendon si mandat i përjetshëm bëhet edhe më i pabesueshëm, pasi kërkohen më shumë vlera universale dhe jo thjesht njohje në fshatin e madh shqiptar.

Madje brenda kësaj logjike është marrëzi edhe iniciativa e çuditshme e një asosacioni krijuesish në Prishtinë që e propozon si kandidaturë e Nobeli për Letërsi, kur dihet fare mirë se edhe dëshira e paqme ka rregulla rreptësisht të qarta se kush mund të jetë dhe kush jo konkures në këtë tempull të letërsisë.

Natyrisht që Hashim Thaçi nuk është figura politike më e përkryer e Kosovës, si qënie njerëzore dhe si politikan ai mund të ketë dobësitë e veta, por është kryetar i një partie që vazhdon të votohet më shumë nga shqiptarët, personaliteti i luftës dhe i paqes, i orientuar nga blloku euroatlantist dhe protagonist që ka vënë emrin në disa evenimente thelbësore në shtetin më të ri në Europë.

Share: