Home KRYESORE Zvicra mund ti paguaje shtetasit me 2235 euro ne muaj

Zvicra mund ti paguaje shtetasit me 2235 euro ne muaj

Zvicra ka vendosur që të hedhë për votim një propozim, për t’i paguar të gjithë qytetarët e saj me 2235 euro (1,700 paund) në muaj, pavarësisht nëse ata janë në punë ose jo. Nëse ky propozim votohet, atëherë Zvicra do të bëhet vendi i parë në botë, që do t’u sigurojë të ardhura bazë mujore qytetarëve të saj, të pakushtëzuara. Sot, ky është shteti i parë që do të hedhë për votim këtë çështje.

Ideja, e cila është propozuar nga një grup intelektualësh, të cilët insistojnë se njerëzit ende duan të punojnë dhe të gjejnë punë, nuk ka marrë një përgjigje pozitive nga politikanët e majtë apo të djathtë.

Qeveria federale vendosi që të votojë mbi propozimin në qershor. Arsyeja që fshihet prapa skemës është thyerja e një varësie mes punës dhe të ardhurave, ku njerëzit do të kenë të ardhura të garantuara pa marrë parasysh nëse janë në punë apo jo.

Propozimi i komisionit është i bazuar në një sondazh të kryer nga Instituti Demoscope, sipas të cilit, shumica e banorëve zviceranë u shprehën të gatshëm do të vazhdojnë të punojnë, apo të kërkojnë për një punë, edhe nëse shteti u garanton të ardhurat.

Sipas anketës, vetëm dy për qind e njerëzve deklaruan se do të largoheshin nga puna, ndërsa tetë për qind thanë se “mund ta parashikojnë këtë mundësi në varësi të rrethanave”. /Dita.al

Share: