Home KRYESORE Ish-ambasadori britanik: Shqipëria dhe Kosova edhe mund te bashkohen

Ish-ambasadori britanik: Shqipëria dhe Kosova edhe mund te bashkohen

Ish-ambasadori britanik në Serbi, Ivor Roberts si rufeja ne qiell te hapur, por vetem ate Serb, shprehet se nuk sheh arsye që Shqipëria dhe Kosova të mos bashkohen. – “Nuk shoh arsye, që pas një kohe, të mos bashkohen Kosova dhe Shqipëria në një shtet të vetëm, nëse këtë e duan”, ka thanë ish-ambasadori britanik për B92. Sipas tij, kufijtë në Ballkan mund të korrigjohen për paqe të përhershme. Ne fakt habit ndarja e shqiptareve ne pese shtete te ndryshme dhe eshte tregues i absurditetit te kufijve ne Ballkan. Mund te kujtohet gjithashtu një vend që nuk ka zgjidhur çështjen e kufirit nuk mund t’i bashkohet BE-së. “Në këtë pikë, Britania e Madhe, duhet të dalë nga BE pasi ka mosmarrëveshje me tre vende”, shprehet ish ambasadori Roberts i cili mednon se veriu i Kosovës duhet ti kthehet Serbisë, kurse Lugina e Preshevës t’i kthehet Kosovës. – “Kufijtë në radhë të parë duhet ti kontribuojnë sigurisë dhe stabilitetit. Kjo do të zgjasë deri atëherë kur ato do të bëhen krejtësisht të parëndësishëm”, tha Roberts per B92.

Share: