Home I pakategorizuar 15 vjet burg per jihadistet shqiptare ne Itali

15 vjet burg per jihadistet shqiptare ne Itali

Prokuroria italiane ka kërkuar 15 vjet burgim në total për pesë shqiptarët e akuzuar si pjesë e një organizate terroriste, që dërgonte luftëtarë në Siri.

Kështu, Prokuroria italiane ka kërkuar 4 vjet e 2 muaj burg për Arta Kakabunin, në mungesë, 2 vjet dhe 2 muj për Baki Çokun, i ekstraduar së fundmi nga Shqipëria drejt Italisë, dy vjet për Aldo Kobuzin, nipin e tij dhe nga 2 vjet e katër muaj për kushërinjtë e tij Dritan dhe Lubjana Gjeçaj.

Shqiptarët u arrestuan një vit më parë në një operacion policor të shtrirë në Itali dhe Shqipëri. Baki Çoku u arrestua në Lushnje, ndërsa Dritan Gjeçaj, Lubjana Gjeçaj, Aldo Kobuzi dhe Arta Kakabuni u arrestuan në Itali.

Share: