Home KRYESORE Njё semiotikё ligjёrimore e njeriut neokomunist

Njё semiotikё ligjёrimore e njeriut neokomunist

Nga Alfred Nela

“Në gjendjen aktuale të Historisë, çdo shkrim politik s´mundet tjetër veçse të vërtetojë një univers policor, po e njëjta gjë çdo shkrim intelektual s´mundet veçse të krijojë një para-letërsi, e cila nuk guxon më që ta thotë emrin e saj”.( Roland Barthes)

Kёto ditё po festohet 25 vjetori i grevёs sё urisё sё studentёve tё vitit ’90-91. Siç duket, akoma edhe nё ditёt e sotme politikbёrja, edukimi, komunikimi publik, etj… po pёrçojnё njё simbolikё dhe njё mёnyrё kuptimi tё tipit diktatorial. Trazhёgimia komuniste ruhet, kurohet dhe resaturohet nё shumё mendjet dhe habitatin social tё individёve me rёndёsi publike.

Shtypja, ndrydhja dhe pasiviteti, janё mbizotёruese dhe njё pasqyrё reale e shoqёrisё sonё. Pёrshtatja dhe nёnshtrimi, duket se ёshtё bёrё njё stil jetese pёr njeriun e zakonshёm. Lidhur me kёtё lloj sjellje dhe mёnyrё tё menduari, Frommi shprehet se konformizmi dhe nënshtrimi, kanë për qëllim zhbërjen e unit dhe, për pasojë, humbjen e individualitetit, për të fituar sigurinë e dikurshme. Megjithatë secila prej këtyre dy rrugëve ka specifikat e veta për depersonalizimin e individit dhe zhveshjen e tij nga individualiteti. “Përmes të konformuarit me dëshirat e të tjerëve, përmes të mosqenit ndryshe mund të fitohet një llojë sigurie. Por çmimi që paguhet është i lartë. Të heqësh dorë nga spontaniteti dhe individualiteti do të thotë t’i zësh frymën jetës thekson Frommi.

Njё karakteristikё tjetёr, qё vihet re nё shoqёrinё tonё ёshtё kompleksi fajit, i cili ka njё fuqi tё madhe mbizotёruese. Kjo ndjenjё faji e cila akoma mbisundon, i ka rrёnjёt e kultivuara nga e kaluara e jonё autoritariste. Ai sistem individin e masёs e detyroi tё vetёndёshkohet, tё vetёkritikohet deri nё atё masё sa jo vetёm tё besojё, por edhe tё bindё pjesёn tjetёr tё grupit, pra tё shёrbejё si njё shembull pozitiv pёr tё tjerёt. Ky kompleks i trazhёguar e grryen dhe e shtyp individin e ditёve tё sotme, i cili siç duket po transmetohet nga brezi nё brez. Kjo dukuri vёrehet edhe nё bashkёbisedimin e thjesht i cili nё terma analitik, mendon se ai ёshtё shkaktari dhe fajtori i fatkeqёsive tё veta pёr shkak tё inteligjencёs, sforcove dhe aftёsisё sё pamjaftueshme.

Nё kёtё mёnyrё, nё vend qё tё rebelohet kundёr sistemit social, ekonomik, kulturorë… etj, individi vetёzhvlerёsohet dhe ndjehet fajtor, gjё e cila nga ana e vet krijon njё gjendje dëshpërimi njё nga efektet e secilёs ёshtё frenimi i veprimit. Mungesa e lёvizjeve sociale si protestat, demonstratat apo referendumet janё tregues objektiv tё kёtij frenimi social.

Hija e superunit (autoriteti, diktatura) e trazhёguar e godet, brendёson dhe ngurtёson vazhdimisht mendimin dhe veprimin e tij. Ky lloj autoriteti ka pёsuar transformime përgjatë gjithё historisë: autoriteti i Kishës, u zëvendësua nga ai i shtetit; ai i shtetit u zëvendësua nga ai i ndërgjegjes. Aktualisht stadi i ndërgjegjes, ende nuk ka ardhur tek ne.

Share: