Nga Nevila MULLAJ
Diseksioni financiar i ekonomisë shqiptare nën racionalitetin e shifrave ravijëzon një kuadër fluktuacionesh lënguese negative dhe qeliza reçesive zhvillimi. Kur financat ndërkombëtare janë në zenith, output financiar në boom, pikërisht në epokën e Revolucioni të IV Dixhital, ekonomia shqiptare shpërfaq indikatorë të agonisë financiare.
E mbështjellë në tisin Kafkian, rezonon vulën e ideve të mykura, fryt i të njëjtit cikël jo qarkullues të elitave, bilanci i saj flet per nën- performim. Fantazma e tregut të lirë ndoshta është sinjali i pre- kolapsit financiar.
1. Rritja e Taksave = Destabilitet Makro
Në të gjithë historinë e modeleve ekonomike nuk gjen asnjë model zhvillimor bazuar në rritjen e taksave. Free market enterprise është korrelacion pozitiv i uljes së tyre. Ekonomia shqiptare nën fluktuacionet e zhvillimit shpërfaqet aktive për sa i përket lëmit të politikave financiare dhe fiskale të ndërmarra, por jo aq inovative në drejtim të rezultateve përfundimtare.
Skaneri i ekonomisë shqiptare pasqyron disa devijacione nga projektimi i vizionit. Analiza argumentative e dinamikës financiare dhe të evidentimit të sfidave ekonomike ngelet retorikë e vazhdueshme, pa output konstruktiv. Metodologjia bazë mbështetur në përpunimin e analizës kualitative dhe sasiore, ashtu si dhe në derivimin e konkluzioneve mbi raportet zyrtare kombëtare dhe institucionale ndërkombetare mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare në periudhën e fundit nuk demonstron këtë konstruktivitet. Në vetëm tre vite, është rritur efekti shtesë fiskale me 660 milion $. Rritja e barrës fiskale nuk ka sjellë më shumë të ardhura dhe rikuperim të ekonomisë, por ka rritur evazionin. Thatcher besonte se nëpërmjet uljës së taksave, shtetit të limituar dhe fleksibilitetit të tregut të lirë mund të prodhonte punësim dhe rritje ekonomike.
Backup-i fianciar që mundëson taksa e ulët e inkorporuar me fuqinë e tregut të lirë prodhon prosperitet por mbi të gjitha dinjitet për individin.
2. Rritja e Kostove = Kolaps Financiar
Rishikimi i shpeshtë i buxhetit, projeksioneve financiare dhe çfarë fryme kanë emetuar ato në ekonomi: nje trend jo profesional. Analiza ngrihet mbi borxhin publik dhe kostot e inefiçencës financiare. Nga ana tjetër e ekuacionit, impakti i lehtësimit monetar mbetet i paplotë, ngushtimi në kërkesën agregate si dhe rënia e konsumit për kredi nuk mund të përmbushë pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë, në ratio-t ekzistuese.
Funksioni eksponencial i financave kombëtare zhvlerësohet nga rënia e konsumit të brendshëm dhe të kërkesës agregate të jashtme. Konjukturat e bursave ndërkombëtare të cilat induktojnë rënie historike të çmimit të naftës nuk po absorbohen plotësisht nga tregu shqiptar. Performanca fianciare shfaqet hermetike dhe performon nën stadard. Bllokadë monopoliste?
Kostoja e biznesit është rritur, kjo do të sjellë rritje të çmimeve. Nga ana tjetër do të ulë indeksin e importeve ( rënie të importeve me 7.4%, konsumi i brendshëm kalkuluar në rënie 3,2% sipas INSTAT)
M. Friedman:”Në një nivel apo në një tjetër, tregu i lirë është superior ndaj ndërhyrjes së shtetit.”
3. Mbytja e Konkurrencës = Skllevër të Borxheve me gjenerata
Ku gjëndet biznesi sot, stadi financiar dhe ekonomik i tij? Nga vlerësimet ekonomike konkludohet: së pari, lulzimi ekonomik nuk mund të derivojë nga +50-100% fishimi i taksës si instrument penalizues dhe demotivues. Së dyti, rritja e borxhit publik na shndërron në skllevër financiar me gjenerata( 73% GDP-se, plus kostot e rifinancimit, plus kostot e interesit, mund t’i shtojmë edhe indeksin e inflacionit në rritje 2.2%). Si do të shlyhen nëse niveli i rritjes ekonomike është i vakët? Mbi cilin pilastër financiar do të bien këto kosto? Taksa-paguesi mesatar, biznesi i mesëm dhe i vogël është pilastri esencial, definues për rritjen ekonomike. Kemi ardhur në një “ critical juncture”, përgjatë këtij rrugëtimi tashmë gjendemi ne udhëkryq për ta rivitalizuar këtë ekonomi dhe rimëmkëmbur vlerat konkuruese të saj. Marco Rubio, kandidati Republikan për presidencën Amerikane në një shprehje të tijën cilëson se: “sfida është krijimi i taksapaguesve të rinj, dhe jo asfiksimi i ekzistuesve”.
A po vjelim frytet e devijacionit nga tregu i lirë?
4. Dekadenca e Investimeve = Pulsi i shuar i Kapitalit
Sipas Austrian School of Economics:”sipërmarrësi është forca dinamike e procesit të tregut. Sipërmarrësit krijojnë dhe i përgjigjen ndryshimeve të kondicioneve të tregut përmes impulsit të kërkim- fitimit që emetojnë, duke e shtyrë tregun drejt qartësisë”
Investimet publike për pjesën e mbetur (realizimi në nivelin 60%). Shpenzimet publike janë në minimum historik 4% të GDP, 40 milion$, do çlirohen vetëm nëse do gjenerohet dividienti, çka e ul në vlere nominale 560 milion $, pra afërsisht 3.7% të GDP. Nga një deduktim eksplicit, afirmohet se kapitali në tkurrje nga kanali qeveritar nuk pulsohet, as nga sektori privat për të kontribuar në vektorin e rritjes ekonomike.
Elon Musk, një prej sipërmarrësve më të fuqishëm të planetit thote së: “ Nëse nuk dështon, atëherë nuk je aq inovativ sa duhet”. A kemi arsye të bësojmë se këto dështime po na orientojnë drejt inovacionit si ekonomi?