Home KRYESORE 150 milionë dokumente për shqiptarët në arkivin e Stambollit

150 milionë dokumente për shqiptarët në arkivin e Stambollit

Mungesa e osmanologëve, pengesë për ndriçimin e historisë. Institutet nuk investojnë në kuadro që e njohin gjuhën osmane

“Nga përvoja e deritanishme mund t’ju them se nuk ka procedura që duhet për t’u theksuar, duhet ta bësh një kërkesë, e cila bëhet në të gjitha arkivat e botës dhe do të hysh në sallën e hulumtimit. Problemi sipas mendimit tim qëndron te kuadri ynë”, ka thënë Ahmeti

Rreth 150 milionë dokumente të rëndësishme për shqiptarët dhe rajonin gjenden në arkivat turke në gjuhën osmane. Gjithë kjo pasuri ka një vlerë të konsiderueshme për të zbardhur historinë e trevave shqiptare, për më se 500 vjet nën sundimin e Perandorisë Osmane. Por, për të arritur deri te zbardhja e kësaj historie, duhen një numër i konsiderueshëm i osmanologëve, që shkencës shqiptare i mungojnë. Aktualisht ekspertë të tillë numërohen me gishtat e një dore dhe institucionet shtetërore, konkretisht arsimore, kanë bërë pak për krijimin kundrove të tilla. Institutet tona shkencore që merren me këtë punë kanë një numër simbolik të kuadrove.

Ahmeti: Nuk ka asnjë pengesë për të gjurmuar në arkivat turke, duhet vetëm përgatitje

Në një prononcim për “Kosova Sot”, historiani Gjon Berisha, shef i Departamentit të Mesjetës në Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, ka konfirmuar mungesën e osmanologëve në këtë institut. Sipas tij, për të arritur deri te dokumentet osmane, që kryesisht gjenden në arkivat turke, duhet të kihen parasysh pengesat që dalin. “Janë së paku tri gjëra: njohja e gjuhës dhe llojeve të shkrimit osman, njohuri nga fusha e historisë (përveç gjuhës) për t’i përdorur dhe përpunuar këto dokumente, si dhe përkrahje financiare e institucioneve shtetërore. Ne si Institut i Historisë aktualisht e kemi vetëm një studiues që është doktorant në Stamboll dhe që është në përgatitje e sipër për njohjen e paleografisë osmane”, ka thënë historiani Gjon Berisha. Ndërsa, historiani nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, Nuridin Ahmeti, ka thënë se institucionet arkivore dhe bibliotekare turke ruajnë materiale me rëndësi për të kaluarën tonë. Sipas tij, zyrtarët e këtyre institucione janë treguar të gatshme që materialet, të cilat i posedojnë t’i vënë në dispozicion të shkencëtarëve kosovarë… (Më gjerësisht mund t’a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)

Share: