Home KRYESORE Leter kolegut, Menaxhoni Reputacionin- zoti Fuga!

Leter kolegut, Menaxhoni Reputacionin- zoti Fuga!

Nga Ylli Dylgjeri,

Z. Fuga,
Po Ju drejtohem me këtë letër, si një ish punonjës i hershëm i zyrës së Mardhënieve Publike, që Ju drejtoni sot pranë Kryeministrit shqiptar.

Një nga drejtimet më të rëndësishme të menaxhimit të punës në mardhëniet publike eshtë tronditja e reputacionit të drejtuesit të institucionit. Kohët e fundit ky reputacion është goditur rëndë politikisht. Shkaqet janë të ndryshme, të dukshme, të prekshme dhe brënda nesh. Për të vertetuar e ndryshuar këtë nuk na duhet Byro Hetimi. Njëkohësisht nuk na vlejnë as asistencat klienteliste perëndimore të përdorura deri më sot. Koha tregoi rrenimin e reputacionit edhe të ish liderve botrorë pranë nesh.

Ndaj duhet ndërhyrë koleg!

Duhet ndërhyrë edhe nëse kjo ka një çmim.

Sigurisht, fondamentale mbeten të mos cënohen “Katër të Drejtat” bazë, të dala shumë vite më parë nga ish presidentit amerikan Franklin Roosevelt.

Ato janë:
Liria e fjalës, Liria e besimit, Liria nga varfëria dhe Liria nga frika.

Gjuha dhe frazeologjia e përdorur sot nga Titullari shpesh herë po ulin reputacionin dhe po trondisin ndjeshëm mardhënit publike në vend. Me një fjalë, duhen ndalur shefat edhe kur “marin kot”. Kjo kërkon guxim, e jo memecëri.

Janë TV, shtypi, portalet në FB, pikturat karikaturat, barcaletat, batutat, mbishkrimet në mure, sms-të që trondisin, prishin, apo nxijnë reputacionin e politikanit të majtë.

Kjo situatë nuk mund të nënvlehtësohet. Kjo situatë duhet ndalur sa më shpejt. Dhe çelësi sërisht gjëndet te përmirsimi i Mardhënies Publike. PR i Ministrave sot pothuajse eshtë inekzistent edhe pse drejtohet shpesh nga regji qëndrore.

Po Ju flas Unë, që e kam menaxhuar atë zyrë; e kam punuar me mbi 6 kryeministra në vite. Edhe Qeveria Nano ra. Ra atëherë kur ra reputacioni i Titullarit dhe i Ministrave.

Duhet ndryshim i shpejtë.

Edhe në PR kërkohet ndryshim me precedurë te përshpejtuar.

Koha ka filluar.

Share: