Deputeti socialist Pandeli Majko në një për Top Story-n për gazetarin Sokol Balla, ka folur për debatin në PS, Ben Blushi, qeverinë dhe reformën në drejtësi.
Sokol Balla: M’u kujtua fakti që keni qenë kryeministër në nëntor të ’99, kur kandiduat përballë Nanos. Kjo ringjall shumë atë debat që hapi Blushi këtu në Top Story, kur tha se ndoshta më mirë është të bëhet rrotacion brenda PS sesa rrotacion me Partinë Demokratike pas një viti…
Pandeli Majko: Është shtëpi e madhe dhe ka shumë zhurmë dhe ndonjëherë duket se të merresh me zhurmën tonë është gjë e madhe. Më me vend do të ishte pyetja se çdo të ndodhte në PS nëse s’do të kishte zhurmë?
Sokol Balla: Çfarë mendojnë për zhvillimet në Shqipëri në Uashington, mqs sapo jeni kthyer nga një vizitë atje?
Pandeli Majko: Nuk flas në emër, por na ndjekin me vëmendje dhe është pritshmëria që ekziston dhefunksionon ashtu siç është perceptimi i publikut shqiptar. Janë njerëz që shikojnë dhe përpiqen për më të mirën. Shqiptarët i shohin si njerëz mirënjohës. Kanë kritikat e tyre për atë që ndodh këtu, por është një kritikë e dikujt që na mirëkupton për të metat tona. Fakti që pas pak ditësh do të vijë Sekretari i Shtetit për vizitë, tregon shumë për vëmendjen që ka Uashingtoni për shqiptarët në rajon.
Sokol Balla: Në fakt, nga informacione jozyrtare, thuhet se vizita e Kerry do të jetë 2-3 orë, mesa duket do të takojë dy krerët e politikës, kreun e maxhorancës dhe atë të opozitës,. Duke se ka një çështje të panjohur për publikun, por të njohur për politikën, çështja e strehimit të rreth 1 mijë emigrantëve politikë të opozitës iraniane. Megjithatë, një nga gjërat që pritet të diskutojë është edhe reforma në drejtësi, por pse duket sikur ka paqartësi nga maxhoramca për reformën?
Pandeli Majko: Në këtë fazë që është reforma… është çuar njëherë në Venecia, është çuar sërish për të rivlerësuar ato që çuam sërish. Mendoj që ky është një proces që ka kontekstin e vet politik, por ka disa parime teknike që e bëjnë të paprekshme.
Sokol Balla: Cilat janë këto parime?
Pandeli Majko: Faktikisht, edhe me Kushtetutën e vitit ’98, që mund të konsiderohet një nga dokumentet më moderne, mendoj që mosarritja e konsensusit ishte një natyrë e dyfishtë e PD kur ajo është në opozitë. Mendoj që reflektimi nga ‘98 deri më sot ka të bëjë me faktin që kjo reformë po diskuton këtë reflektim. Në ‘98 ne i dhamë të drejtën politikës të zgjidhinin prokurorin, anëtarin e Gjykatës së Lartë, por duke bërë nëj president të fuqishëm dhe të pavarur dhe shpresonim që të kishim sa më shumë njerëz të pavarur dhe profesionistë në sistem. Kjo nuk ndodhi dhe ky është reflektimi. Për një pjesë të emërimeve në drejtësi ka funksionuar që ne kemi emëruar gjykatësit ata nuk na kanë prekur ne. Kemi goditur sistemin këtu dhe sot mund të kemi të burgosur shumë shqiptarë, por jo gjykatës dhe politikanë. Për të prishur syrin e keq u mor ish-ministri i Punës dhe ai u trajtua si politikan jetim.
Sokol Balla: Europarlamentarët shprehën optimistë për reformën në drejtësi, Rrezikojmë mos votohet dhe nëse ndodh, përse do të ndodhë kjo? Ju folët që Rama ka folur për disa parametra teknikë që nuk mund të preken, ndërsa LSI është më e prirur për konsensus më të gjerë. Ka një lloj lëvizjeje kaotike dhe të lihet përshtypja që reforma edhe mund të dështojë…
Pandeli Majko: Mbase një distancë mund të dallohet pasi PS ka qenë e orientuar nga përmbajtja, ndërsa LSI tek procesi. Janë dy gjëra të ndryshime dhe kjo duket sikur krijon një diferencë. Mendoj që do të ishte skenari më negativi nëse nuk do të kalonte. Shqipëria do të humbte çdo shpresë për bisedimet me BE dhe qeverisë do t’i rrëzohej çdo përmbajtje për të qeverisur. Ne do të kishim shumë të vështirë për të diskutuar me publikun këtë.
Sokol Balla: PS dhe e majta humb të drejtën morale të qeverisë këtë vend nëse dështon?
Pandeli Majko: Nuk e dhashë këtë, nëse reforma dështon procesi bllokohet dhe Shqopëria hyn në një gjysmë-kaosi politik.
Sokol Balla: Ka zgjedhje të reja?
Pandeli Majko: Nëse përmbatja humbet, mendoj që zgjedhjet e reja janë një alternativë. Nëse PD mendon këtë po ja them unë, por cilado palë do të bllokojë procesin do të kryqëzohet nga faktori ndërkombëtar. Unë nuk e mendoj që kjo reformë do të dështojë.
Sokol Balla: Ju thatë se pavarësisht entuziazmit, fakti është që Kushtetuta e ‘98 prodhoi disa rezultate jo të mira, ose dështoi në balancimin e pushteteve, opozita thotë që 8 nga këto institucione do të kontrollohen nga qeveria, a ka bazë frika e opozitës që kjo reformë kushtetuese dhe ligjore, e komplikuar dhe mund të prodhojë pas pak vitesh të njëjtin rezultat?
Pandeli Majko: Jo. Në atë që kam vëzhguar unë. Reforma kërkon ndarjen e politikës nga vendimmarrja për sistemin e drejtësisë. Do të bëhet ndarja e vendimmarrjes për emërimet me ata që bëjnë shkelje të sistemit ligjor. Teza se PS po kërkon të uzurpojë sistemin e drejtësisë më duket shumë naive. PD kur ishte në pushtet kërkoi, propozoi me mirëkuptim zgjedhjen e Presidentit me shumicë të thjeshtë…por mendoj që PS sido që të ndodhë dhe çfarëdo që të ndodhë, nuk do të jetë gjithmonë në pushtet. Me këtë kontekst, këto dyshime dhe dilema do të prodhojnë një vonesë për një proces që është kthyer në emergjent. Duhet të gjykojmë faturën që i kemi krijuar njëri-tjetrit nga një marrëdhënie cipëplasur politike. kriza vetëm krizë prodhon.
Sokol Balla: Mendoni që koalicioni po funksionon?
Pandeli Majko: Po, mendoj që po funksionon. Ky problem mbetet më shumë në rrafshin psikologjik dhe mediatik.
Sokol Balla: Megjithatë, LSI ju nxorri në opozitë, ajo ju solli në pushtet, ajo mund t’ju nxjerrë prapë në opozitë?
Pandeli Majko: Jo sepse marrëveshja u bë në një kohë kur e majta dhe e djathta shkonte në 70-70. Koalicioni funksinon, por nuk është pa probleme. Ka një psikologji të dyanshme, nga LSI mendojnë që ne jemi të pabesë kronikë, kurse ne mendojmë që LSI po e shfrytëzon në mënyrë të mbinatyrshme koalicionin, sidomos me punësimet.
Sokol Balla: Ju thoni që koalicioni funksionon, por a jeni penduar kur deklaruat në 2013 se përpara koalicionti të 1 prillit preferoni koalicionin e 21 Janarit?
Pandeli Majko: Është një deklaratë e bërë para zgjedhjeve. Unë brenda PS kam qenë që në atë periudhë që të bënim një koalicon paszgjedhor.
Sokol Balla: Shumë veta mendojnë që kjo deklaratë ju la jashtë kabinetit?
Pandeli Majko: Unë flas për vendimmarrjet e mia, jo të të tjerëve.
Sokol Balla: Vendimmarrjet e kujt, Ramës apo Metës?
Pandeli Majko: Jo doni…
Sokol Balla: A ka një rrëshqitje të ideologjisë së PS nga majtas djathtas?
Pandeli Majko: Kam përshtypjen që po flisni me njeriun e gabuar. Po flet me ish-kryeministrin që kur ishte në qeveri liberalizoi bankat, privatizoi Telekomin. Ajo që mund të them me bindje është që qeverisja, pas ’90, ne u shoqëruam nga ndjekja e disa reformave standarde që duhet të kishin ndarësen “po” ose “jo” më shumë sesa ideologjia e majtë e djathtë.
Sokol Balla: Besoni që e majta ka ngushtuar polarizimet sociale në vend, që i la qeveria e shkuar?
Pandeli Majjko: Në këto 3 vite kemi bërë hapa të jashtëzakonshme për të ulur polarizimin, por qeverisja ka patur disa detyra emergjente që të balanconte ekonominë njëherë. Me shifra, 700 mln që u është paguar bizneseve është një nga manovrat ekonomike që edhe më dashakeqi duhet t’ja vlerësojë. Mendoj që duke u ballafaquar me një sistem gjysmë-subvencionues korri një negativitet nga njerëzit. Unë shpesh jam konfliktuar në parlament me njerëzit në qeveri.
Sokol Balla: A është Edi Rama kryeministri më i mirë që mund të nxjerrin socialistët?
Pandeli Majko: Sot që flasim mendoj që po.