Home KRYESORE A është kjo arsyeja e ardhjes së Kerryt në Tiranë?

A është kjo arsyeja e ardhjes së Kerryt në Tiranë?

Një ditë para mbërritjes së pritshme të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry në Tiranë, mediat greke kanë publikuar raporte që sugjerojnë se Shqipëria do të pranojë rreth dy mijë muxhahidinë me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportimeve në mediat qendrore të Athinës, vizita e z.Kerry ka në qendër sidomos konfigurimin e një marrëveshjeje me Tiranën zyrtare, për strehimin nga pala shqiptare të këtij numri të konsiderueshëm muxhahidinësh, grup disident iranian i mbyllur gjatë në një kamp në Irak.

Bëhet fjalë për anëtarë të organizatës Muxhahidine të cilët sipas dakordësimit që flitet se ka bërë qeveria shqiptare me atë të SHBA-ve, do të pranohen në Shqipëri dhe do t’u krijohen kushte jetese. Kjo marrëveshje vjen pas asaj të majit 2013 kur ish kryeministri Sali Berisha pranoi strehimin e 210 muxhahidinëve.

Kurse kryeministri aktual, ka pranuar një marrëveshje që siguron futjen në Shqipëri edhe të dy mijë muxhahidinëve të tjerë, raportojnë mediat greke. Në total, ishin 2800 muxhahidinë që i përkisnin skuadrës ushtarake “Liria” në Irak.

Zyrtarisht nga qeveria shqiptare nuk ka asnjë raportim mbi këtë marrëveshje.

Më herët, më 2013, kur Berisha pranoi 210 muxhahidinë me kërkesë edhe atëherë, të qeverisë amerikane, autoritetet e Iranit reaguan negativisht. “Irani nuk do të kishte dashur që Shqipëria të ishte vendi i parë i strehimit të individëve të grupit MEK (Mojahedin-e-Khalq) MEK, të cilët ndodheshin në kampin “Liria” në Irak”, – deklaroi Ambasadori i Iranit A. Majid Mozafari.

pirhayati20120130100910893Grupi iranian Mujahedeen-e-Khalq është kundërshtar i regjimit islamik në Iran dhe ka kryer sulme vetë-vrasëse dhe me bomba në Iran deri në vitin 2001, kur vendosi të hiqte dorë nga përdorimi i dhunës./Dita.al

Share: