Gjykata më e madhe e vendit ka qënë shume e populluar, per shkak, të protestes se avokateve të cilët kundërshtojnë një VKM për pagesat e sigurimeve për profesionet e lira ku përfshihen edhe mbrojtësit ligjore. Duhet thene se kjo VKM i detyron avokatet të paguajnë më shumë se 30 mijë lekë të reja në muaj sigurime shoqërore dhe shëndetësore. Avokatët e rinj qe sigurisht punojne me pak janë ata që e kundështojnë më fort kete zhvillim. Por edhe ata më të vjetrit në profesion e kanë mbështetur protestën thirru nga Dhoma a Avokatisë. Në të gjithë vendin avokatët zhvilluan një protestë kundër vendimit të Këshillit të Ministrave që përcakton nivelin e pagës së tyre. Kesaj protesta i jane bashkuar edhe organizimet e tjera te avokatise ne qytete te ndryshme