Home KRYESORE Basir Collaku do publikoje nje tjeter interviste “bombe”

Basir Collaku do publikoje nje tjeter interviste “bombe”

Gazetari Basir Collaku shkruan  se pas intervistes me ish shefin e krimeve qe akuzoi ministrin Saimir Tahiri, do publikoje nje interviste tjeter me nje person te cilit nuk ja ben me dije identitetin. Sipas Collakut behet fjale per korrupsion tjeter brenda radheve te ministrise dhe policise, por edhe per Ambasaden Britanike ne Tirane! Ja cfare shjruan Collaku:

“Nje interviste ku denoncohet dhune ne qeli, trafik dhe gjobvenie..

Miq, kolege, neser do te publikoj nje interviste te nje qytetari nga Tirana. A.B, shpallet ne kerkim sa here iken nga Shqiperia dhe jo kur vjen. Ai denoncon dhunen e ushtruar ne qelite e komisariateve ne Tirane. Gjithashtu akuzat me dokumenta te falsifikuara, te cilat nuk ja vene ne dispozicion. Prej 17 vitesh jeton ne Londer dhe eshte me pasaporte britanike. Gjithashtu A. B ne kete rrefim, sjell dhe denoncimin pe trrafik vizash me seksere ne ambasaden britanike ne Tirane. Kete kallzim ai e ka bere dhe ne Ministrine e Jashtme angleze. Ata i kane kthyer pergjigje dhe e kane shqyrtuar pretendimet e tij dhe pak kohe pas ketij rrefimi vizat u transferuan ne Poloni. Po çfare i kane thene ne qelite e komisariateve ne Tirane..Bej kujdes se dikush mund te laje hesapet me ty per llogari te shefit….keta te PD ai i griu me gjoba.. Ndoshta gazeta dhe portalet, apo tv, mund te kene interes pas publikimit. Ngerçi i transparences eshte ende prezent ne median tone. Intervista eshte edhe ne video…”

Share: