Home I pakategorizuar BE dhe IDN certifikojnë me sondazh ate që e dimë të gjithë!

BE dhe IDN certifikojnë me sondazh ate që e dimë të gjithë!

Nga Artur Nura

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin në prezantimin e sondazhit publik “Besimi te Qeveria Shqipëri 2015” kryer nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN) tha: “Njerëzit nuk duan një gjyqësor dhe parti politike të korruptuara që interesohen më shumë për veten sesa për njerëzit të cilëve duhet t’u shërbejnë dhe të cilët përfaqësojnë”, por pyetja e vertete qe duhet bere ne ketë rast është se, per cilin nga qytetaret përben lajm një deklarate e tille, apo kjo e dhëne ardhur nga ambasadorja Vllautin?!

Sigurisht qytetaret nuk dine përqindjet e këtyre bindjeve midis tyre, por kjo është një e vertete qe nuk e fsheh dot askush dhe nuk besoj se ka nevoje per projekte pa fund qe financohen nga te huajte prej vitesh dhe qe sigurisht cilësohen si ndihma per një shoqëri ne zhvillim e cila ne fund te fundit, rezulton se ka pak zhvillime ne drejtimin e duhur evropian demokratik!

Zyra e BE’se ne Tirane, (por jo vetëm ajo)  financon çdo vit sondazhe te tilla te cilat konsiderohen si mbështetje ndaj Shoqerise Civile ne Shqipëri, e cila sipas meje mbetet hallka me e dobët e demokracisë shqiptare dhe qe ka ndërtuar per veten te  njëjtin model me politiken te cilën e kritikon vetëm nga salla te tilla te mbyllura ku nuk mungojnë edhe ambasadore qe kryejnë “qoken” e radhës dhe qe raportojnë ne kryeqytetet e tyre qe e kryen edhe një detyre…

Padyshim qe realiteti yne mbetet edhe me pas i njëjte dhe problematik dhe me vone dhe, sic na thotë një diplomat tjetër ne konfidence, ata (diplomatet) shume kollaj thonë ne zyrat e tyre: C’te bejme, Shqipëri hesapi! Une personalisht besoj qe diplomatet nuk janë bankier qe japin ca para dhe bejne një raport formal! Ata/ato janë përfaqësuesit me politik te mundshëm te shteteve parkates ne vendet ku kryejnë detyrën.

Ata/ato, diplomatet e huaj duhet te ndihen pergjegjes per gjendjen e Shoqerise Civile ne Shqipëri te cilën e kane financuar me milione euro te cilat konsiderohen ndihmese per popullin, vendin dhe demokracinë shqiptare. Ne biseda private, disa prej ambasadoreve te rendesishem ne Shqipëri e pranojnë qe kane investuar një Shoqëri Civile te mbushur vetëm me rrogëtare dhe shume pak aktiviste per se mbari! Ne fakt, gjithmonë kur është dashur te organizohet një proteste jo politike nga këto organizata te Shoqerise Civile, ne to janë gjendur vetëm rrogetaret dhe askush me shume!

Padyshim qe një situate e tille kritike i Shoqerise Civile te cilën edhe vete ky sondazh e nxjerre ke-qazi dhe te barabarte me Median e cila është e bazuar kryesisht ne veprimtari private dhe jo publike, është padyshim edhe përgjegjësi e këtyre instrumenteve ndërkombëtare dhe kryesisht evropian qe i financojnë prej vitesh duke i bere vetëm bilanc financiare atyre dhe jo bilanc politik.

Share: