Home KRYESORE Perse Rama nuk e perjashton Ben Blushin nga Ps?

Perse Rama nuk e perjashton Ben Blushin nga Ps?

Kryeministri, Edi Rama i pyetur nga gazetari i Report Tv Ilir Babaramo, nëse do të ketë zgjedhje për kryetarin e ri të Partisë Socialiste apo do të ketë rikonfirmim të tij, ai thotë se PS ndjek modelin laburist.

Rama perseriti ate qe me pare kish thene Olta Xhacka, kur lideri i partisë fiton zgjedhjet ai rikonfirmohet automatikisht si kryetar partie.

Kreu i PS­së nuk preferoi të mos hynte në debat me Ben Blushin, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar të PS­-së.

“Unë dua të ndaj qartësisht komentet, sepse nuk komentoj komentatorët e atyre që bëj mirë ose bëj keq nga fakti. Kush është fakti, fakti është që ne kemi një parti të organizuar mbi bazën e modelit laburist, të laburistëve të rinj që zgjedhin kryetarin me një anëtar një votë dhe konsiderohen konfirmim të mandatit zgjedhjet e përgjithshme”, tha Rama per Report Tv.

Ndërsa për përcaktimin e Statutit të PS-­së që parashikon zgjedhjen e kryetarit çdo katër vjet, Rama tha se për këtë do të marrë vendim Kongresi.

“Nëse më pyesni mua nuk më mungon absolutisht ndonjë rikonfirmim, pasi e ripërsëris kemi fituar dy palë zgjedhje njëra pas tjetrës”, tha Rama në intervistën për “Report TV”.

Pyetjes nëse e shikon si rival brenda partisë, Ben Blushin, Rama iu përgjigj me një “Jo” të thatë. Kurse pyetjes pse nuk përjashtohet nga partia apo Grupi Parlamentar, Ben Blushin, Rama tha se nuk i rezulton që Blushi të ketë thyer ndonjë prej rregullave ku përcaktohet një gjë e tillë.

Share: