Home KRYESORE Burg per adolishentet ne Egjipt. Akuzon per tallje ndaj Islamit!

Burg per adolishentet ne Egjipt. Akuzon per tallje ndaj Islamit!

Katër adoleshentë të krishterë janë dënuar në Egjipt, nën akuzën e përbuzjes së fesë Islame, pasi u shfaqën në një video ku talleshin me besimtarët myslimanë.

Tre prej të rinjve janë dënuar me nga 5 vite burg secili, ndërsa i katërti, i moshës 15 – vjeç, u dërgua në një qendër paraburgimi për të miturit, për një afat të pacaktuar kohor.

Sipas gazetës britanike “The Independent”, video në fjalë, eshte e xhiruar me telefon celular, në Janar të 2015 – ës, kur 3 të akuzuarit ishin 15 – 17 vjeç.

Në klip shfaqet një prej adoleshentëve i ulur në gjunjë duke lexuar vargje nga Kurani, ndërsa dy të tjerët qëndrojnë prapa tij duke qeshur.

Njëri prej tyre, në një moment lëviz dorën pas kokës së tjetrit, duke bërë me shenjë si të ishte duke i prerë kokën.

Video u filmua nga mësuesi i studentëve, gjithashtu i krishterë. Ky i fundit u dënua me 3 vite burg, në një tjetër proces gjyqësor, për fyerje të Islamit.

Avokati i adoleshentëve e cilësoi këtë vendim si të “pabesueshëm” dhe se gjykatësi duhet t’i kishte dënuar fëmijët me gjobë.

Presidenti Abdel – Fattah el – Sissi, i cili udhëhoqi ndërhyrjen ushtarake kundër presidenti islamik Mohammed Morsi, është zotuar se do ta luftojë ekstremizmin fetar në vend.

Megjithatë, muajve të fundit, Egjipti është përballur me disa dënime për shkak të blasfemisë.

Shkrimtarja Fatma Naoot u dënua me 3 vite burg në Janar, pas një statusi të postuar në Facebook, ku kritikonte therjen e kafshëve për Kurban Bajram.

Share: