Home KRYESORE Deputeti Prenga vete-pezullohet nga seanca

Deputeti Prenga vete-pezullohet nga seanca

Deputeti socialist, Armando Prenga ka vendosur të mos shkojë më në Kuvend, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Lartë që do të japë ndaj tij. Ai akuzohet në lidhje me plagosjen e ndodhur për shkak të konfliktit të Lagunës së Patokut. Vendimi është marrë nga vetë deputeti i cili e ka pezulluar veten e tij. Prenga u arrestua pas plagosjeve të ndodhura në Laç në lidhje me konfliktin e lagunës së Patokut, ndërsa gjykata e Lartë vendosi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, pak ditë më parë. Prenga u paraqit të hënën dhe të martën në Kuvend duke sjellë reagimin e opozitës dhe ndërkombëtarëve. Padyshim qe Prenga duhet te kete marre mesazhin e duhur privatisht edhe nga PS.

Share: