Nga Arben Abazaj
Ne eren e internetit, kemi shtuar se tepermi komunikimin mes nesh, por kjo shume pak ka ndikuar ne ngritjen e ndergjegjes shoqerore, ne forcimin e vlerave morale, ne shkembimin e ideve dhe pikpamjeve te perbashketa mbi gjendjen ku jemi dhe rrugen si mund te dilet! Ndajme se bashku zemerimin per shtypjen qe na ben cdo dite politika dhe veglat e saj, por pak kush sot mendon per nje veprim konkret me qellim ndryshimin e gjendjes!
Na taksohet cdo mundesi jetese, deri edhe buka e uji, e sidomos kjo e ujit eshte histori me vete, po te mendosh se kemi kaq shume pasuri ujore me burime te cilesise se larte, na taksohet me teper se kudo karburantet, i paguajme taks permbi takse, rrugeve te ndertuara pa asnje parameter normal, kete takse ndonjehere e paguajme me jete, varferise i paguajme nje takse akoma dhe me te rende, taksen e korrupsionit dhe koncesioneve, e si te mos mjaftonin keto, paguajme edhe taksen e heshtjes, heshtjen e mediave kur behet fjale per “kokat” e pushtetit! Rasti me i fundit ishte pergjimi i Metes, te cilin e dha vetem Zeri i Amerikes, asnje nga mediat tona! Me gjithe keto klasa jone politike ende insiston te jete ne krye te puneve ne kete vend edhe pse per te na nxjerre lart po germon akoma me thelle ne humneren ku na kane futur!
Atehere si ka mundesi qe ende kaq te vonuar dhe te heshtur?! Si ka mundesi qe nuk po ndermerren veprime konkrete, politike dhe qytetare, per te bere te mundur daljen nga kjo gjendje?! A mund te besohet se ne kete vend nuk kane mbetur me njerez me ndergjegje te paster e te afte me kapacitete te plota intelektuale, per te bere te mundur ndryshimin?! Nese jane perse nuk po duken?!
E keqja eshte shtrire aq thelle, sa njerezit nuk besojne ne mundesite e ndryshimit, po te shtosh ketu edhe atrofizimin qe i eshte bere arsyes dhe mendimit te lire, potencialet njerezore jane zbehur aq, sa zor se mund te krijohet ajo mase e domosdoshme per te krijuar truallin ku do merrnin jete iniciativat e reja, politike apo qytetare!