Nga Lisen Bashkurti
Diplomacia eshte edhe art edhe shkence. Eshte art sepse kerkon talent. Eshte shkence sepse eshte edhe dije. Nuk mund te kete diplomate dhe diplomaci pa premisat e lindura te talentit dhe pa dedikimin e madh ndaj diturise.
Libri “Diplomacia-Bazat Teorike” me autor studiuesin Lisen Bashkurti synon pikerisht te jape ne menyre shume-dimensionale, shume-kulturore dhe shume-disiplinore themelet mbi te cilat ngrihet diplomacia si art dhe shkence.
Ne dhjete kapituj libri pervijon konkluzione teorike nga historia e diplomacise afro pesemije vjecare. Me tej, libri shtjellon ne kapituj te vecante sesi eshte zhvilluar diplomacia varesisht nga sistemet politike, nderkombetare, nga e drejta nderkombetare si dhe nga vete praktika diplomatike.
Pergjate tere librit, historia, teoria, e drejta dhe praktika shtjellohen duke I’u referuar qindra rasteve studimore dhe modeleve krahasimore.
Metodologjia e librit bazohet ne metoden sasiore dhe cilesore, ne qasjen intensive dhe empirike, ne raste te huazuara dhe praktike personale.
Libri eshte i pasur ne diakroni, sepse pergjitheson afro pesemije vjet pervoje dhe teori diplomatike. Gjithashtu, libri eshte i gjere ne dioptri duke perfshire hapsira te gjera gjeografike globale.
Se fundi mund te thuhet se ky liber perben nje manual themeltar per studiuesit e marredhenieve nderkombetare dhe diplomacise si dhe praktikanteve te professionit te diplomatit realizuar me pasion nga diplomati dhe studiuesi Lisen Bashkurti.