Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Kriza politike ne Kosove eshte ne rrenjet e saj, krize midis Kosoves, shtet i pavarur dhe sovran dhe Serbise qe e konsideron me kushtetute pjese te sovranitetit dhe integritetit territorial te saj.
Ne politiken e Kosoves, ne mazhorance dhe ne opozite, ne popullsine shqiptare dhe ne pakicen serbe, agresiviteti kushtetues Serb perben burim krize latente permanente. Ky karakter krize latente permanente shperthen ne trajta, permasa dhe forma te ndryshme sa here qe Kosova eshte perballe sfidave te brendshme.
Sfidat e brendshme dhe te jashtme ne Kosove jane shume te nderlidhura. Edhe vete kriza e fundit ne Kosove mpleksen dimensione te brendshme dhe nderkombetare. Te dy palet e politikes, mazhoranca dhe opozita e shfaqin kete dimension te dyfishte.
Karakteri dy dimensional, i brendshem dhe i jashtem i krizes politike ne Kosove kushtezohet nga madhesia, fuqia dhe vete statusi i saj nderkombetar. Le te renditim disa shkaqe qe kushtezojne ndervaresine midis politikes se brendshme dhe te jashtme te Kosoves edhe ne kohe krizash.
Se pari, karakteri dy dimensional i krizes ne Kosove varet nga statusi nderkombetar i saj. Bazuar ne te drejten nderkombetare per Kosoven prioriteti me i larte i saj eshte njohja nderkombetare dhe integrimi ne OKB. Kjo njohje e Kosoves varet nga zhvillime te brendshme, nga politika e jashtme, nga marredheniet me shtetet aleate si dhe imazhi i saj ne bote. Pa njohje nderkombetare dhe integrim, shteti i Kosoves do perjetoje veten ne kushte mbijetese.
Se dyti, karakteri dy dimensional i krizes ne Kosove diktohet nga vete permasat, fuqia dhe pozita e shtetit te vogel. Nese shtetet e medha prodhojne politika qe ndikojne nga brenda jashte, shtetet e vogla prodhojne politik qe kushtezohen nga jashte brenda. Specifikisht ne rendin e sotem fuqise, permasave dhe statusit te shteteve te medha i jane shtuar prirjet globalizuese dhe tendencat integruese. Shtetet e medha, globalizmi dhe integrimet ngushtojne shume hapsirat e sovranitetit te shteteve te vogla, sic eshte edhe Kosova. Pra, krahas sfides se njohjes nderkombetare, Kosova perballet me vete tendencat e prirjet globalizuese dhe integruese qe limitojne rolin e shteteve dhe kufijve te tyre.
Se treti, cdo shtet i vogel ne kohen tone realizohet ne sistemin nderkombetar kryesisht permes aleancave, integrimit ne organizata nderkombetare si dhe permes diplomacise multilaterale. Kosova eshte percaktuar ne aleancen me ShBA, ne integrimin Euro-Atlantik dhe ne bashkepunimin rajonal multilateral. Cdo zhvillim ne Kosove eshte jashtezakonisht i kushtezuar nga keto faktore. Pak, fare pak hapsira veprimi nderkombetar ka per shtete te reja e te vogla si Kosova ne aspektin politik, ekonomik dhe te sigurise.
Se treti, per shtetet e reja dhe te vogla rendesi themelore kane marredheniet me fqinjet e drejtperdrejte. Nese shtetet e medha kane ndikim global dhe shtetet e mesme kane ndikim rajonal, shtetet e vogla kane ndikim vetem periferik, tek shtetet fqinje. Kosova perballet cdo dite me krizen fqinjesore me Serbine. Kjo krize vjen nga nje sinkron midis Beogradit etno-centrik dhe pakices serbe ne Kosove. Pra Serbia eshte jashte dhe brenda Kosoves. Prandaj eshte ndikuese ne dy dimensionet e politikes kosovare, te brendshme dhe te jashtme.
Se katerti, shtetet e reja dhe vogla si Kosova njihen, vleresohen, madje edhe potencohen nderkombetarisht nepermjet respektimin te parimeve, normave dhe zakoneve te se drejtes nderkombetare. E drejta nderkombetare eshte protektore universale e shteteve te vogla. Prandaj Kosova dhe e ardhmja e saj varen shume nga loajiteti i shtetit te saj ndaj akteve, marreveshjeve dhe protokolleve nderkombetare. Cenimi i tyre demton rende Kosoven ne te gjitha aspektet e brendshme dhe nderkombetare. Mbi te gjitha e kercenon me izolim nderkombetar.
Se pesti, zhvillimi socio-ekonomik i shteteve te teja, te vogla dhe relativisht te varfera kushtezohet shume nga politikat ekonomike, nga klima ekonomike, nga atraktiviteti i investimeve te huaja se dhe nga integrimi ne organizata ekonomiko-tregetare. Nder keto organizata BE ka prioritet per Kosoven dhe zhvillimin socio-ekonomik te saj. Pa BE dhe jashte saj ekonomia kosovare do futej ne autarki veteizoluese me pasoja rrenuese. Nga procesi i integrimit ne BE kushtezohet perspektiva socio-ekonomike e Kosoves.
Se gjashti, shtetet e vogla si Kosova nuk prodhojne doktrina gjeopolitike globale, por ndikohen prej tyre. Ne rendin e sotem po balancohen e drejta me gjeopolitiken. Ne Ballkan po ballafaqohet doktrina Euro-Atlantike me doktrinen Euro-Ruse. Ne keto rrethana kritike shtetet e vogla si Kosova lypet re vetepercaktohen, po jo me retorike por me idete, qendrimet dhe veprimet e tyre.
Se fundi, shtetet e reja dhe te vogla sfidohen ne kohe dhe hapsire me imazhin nderkombetar. Per shkak te sistemit te hapur nderkombetar, te mjeteve te komunikimit masiv dhe te teknologjise informative, shtetet, pavaresisht nga permasat, fuqia dhe statusi jetojne ne dy gjendje: ne realitetin konkret dhe ne realitetin virtual. Per vete zhvillimet bashkekohore realiteti virtual po determinon realitetin konkret. CNN, BBC, VOA, EuroNew, mediat prestigjioze, portalet dhe rrjetet sociale jane dizajnuesit kryesor te realiteteve virtuale te shteteve.
Pra nga imazhi qe dizajnohet prej tyre varet reputacioni i Kosoves, reputacion qe dikton sjelljen e aktoreve dhe faktoreve nderkombetar ndaj Kosoves. Krizat politike te brendshme, cenimi i vlerave universale dhe te demokracise transferohen ne imazhe negative ne arenen nderkombetare. Keto imazhe negative mbeten stereotipe te pandryshueshme per shume kohe ne bote. Injorimi i kushtetutes dhe ligjit, violenca, intoleranca, shperfillja e dialogut, dhuna ndaj institucioneve demokratike, ne teresine e tyre demtojne shume rende reputacionin nderkombetare te Kosoves. Kete dem Kosova do e paguaj per nje kohe te gjate.
Dy dimensionalitetin e politikes te brendshme dhe te jashtme si dhe ndervaresine midis tyre lypen ta mbajne kurdohere parasyshe aktoret shteteror dhe jo shtetetor ne Kosove. Mjerisht, kriza politike aktuale po deshmon te kunderten.