Home KRYESORE Replikat Lulzim Basha me Arben Ahmetaj

Replikat Lulzim Basha me Arben Ahmetaj

Ministri i ri i Financave, Arben Ahmetaj eeagoi menjëherë pas deklaratës së Lulzim Bashës nepermjet Facebook.

Në një status Ahmetaj shkruan se Basha është ‘nëna e hajdutllëkut’.

Administrator, ti je nena e hajdutllekut! Te kam bere thirrje njerezore t’ia kthesh Dashit ato te lejes!” shkruan Ahmetaj pa qartesuar per ndjekesit e tij se kush eshte Dashi dhe nese ai eshte deputeti Cam i Vlores Dashamir Tahiri!

Kjo është hera e dytë që ministri replikon me kreun e PD-së, duke e quajtur ate Administrator dhe pasi ky i fundit e ka sulmuar në vijimësi pas ndryshimeve në qeveri.

Në mes të shkurtit, Ahmetaj i kthente përgjigje Bashës për akuzat:

“Një fakt, një letër nxirre, çoje në Prokurori për mua, po një të vetme të paktën, apo do vazhdosh të shprehësh dëshira nga subkoshienca?! Të këshilloj t’i paraqesësh të gjitha në Prokurori, pastaj tregoja letrat shqiptarëve, të jesh të paktën njëherë në jetën tënde i besueshëm. Dashit duhet t’ja kthesh ato të lejes të lutem, se po pëshpërit gjithë PD.”

Share: