Home KRYESORE Erdogan kritika te forta SHBA, ne mes Kurdet

Erdogan kritika te forta SHBA, ne mes Kurdet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi SHBA-të ndersa mbështeti Partinë e Bashkimit Demokratik (PYD) në Siri. Erdogan ka thënë se ky rajon është shndërruar në një “pishinë me gjak” për shkak të pamundësisë që Washingtoni ta kuptojë natyrën e vërtetë të këtij grupi. “Hej Amerikë… pasi asnjëherë nuk e ke pranuar (që ato janë grupe terroristë), rajoni është shndërruar në një pishinë me gjak”, ka thënë Erdogan, duke supozuar PYD dhe pjesëtarët e ushtrisë së tyre qe po mbështesin popullin kurd, transmeton lajmi.net. Ankaraja zyrtare vazhdimisht këtë parti e cilëson si organizatë terroriste, raportojnë agjensitë turke. Ndërsa në këtë fjalim, Erdogan ka kërkuar nga SHBA-të që të tregojnë nëse janë në anën e Turqisë apo të kësaj partie kurde.

Share: