Home KRYESORE Erion Veliaj: Protestë me shije komunizmi

Erion Veliaj: Protestë me shije komunizmi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagoi nga Londra për situatën e krijuar në kryeqytet pas një vendimi për ndërtimin e një parku tek Kodrat e Liqenit.

“Nëse do të tërhiqesha do ishte në rrezik i gjithë transformimi i Tiranës, sepse do tregonte që jemi kthyer në kohën e komunizmit ku shijet arkitekturore u vendosën nga partia dhe jo ekspertët. Ne kemi patur disa ekspertë, nga një kompani gjermane, e cila është nga më të mirat për arkitekturën. Arkitektët kanë menduar se ai është vendi ideal, duke qenë se ka hije dhe se është në hyrje të parkut, dhe se prindërit janë afër për të ndjekur aktivitetin e fëmijëve. Do të jetë një park shumë i ngjashëm me parqet që kemi parë edhe këtu në Londër. Kështu që histeria e tyre që në katër vitet e fundit apo gjatë viteve ‘90 po në Tiranë, lejuan që i gjithë Kampusi i liqenit, të rrethohej nga ndërtesa banale, me funksion të vetëm, kafet dhe betonin. Unë besoj se nuk kanë argument. Nëse do ishin kaq të shqetësuar, ja ku i kanë të legalizuara dhe hipotekuara mbi 30 kafene në buzë të liqenit dhe pallate pa fund edhe te Liqeni i Tiranës edhe te Liqeni i Thatë, ngjitur. Ndaj kush ka nevojë të protestojë e ka ‘targetin’ e betonit. Por, të kërkosh që fëmijëve të Tiranës t’ju mohohet një hapësirë, unë besoj se është fyerje për inteligjencën, ose nuk kanë fëmijë ose nuk kanë mend,” tha Veliaj për TCH.

Share: