Home KRYESORE Eshte e mahnitshme ajo qe po ndodh ne SHBA

Eshte e mahnitshme ajo qe po ndodh ne SHBA

Nga Klodian Tomorri

Kurre me pare demokracia nuk ka qene kaq forte ne veprim. Kurre me pare vullneti i sovranit nuk eshte reflektuar kaq drejteperdrejte tek numrat.
Kjo eshte nje gare e jashtezakonshme ku kandidatet ngrihen dhe bien brenda dites.

Shikoni konservatoret. Pas finishit te forte ne Iowa u duke se do te ishte Rubio, njeriu qe do te merrte voten e moderuar te se djathtes. Por pas New Hampshire gjerat u permbysen. Rubio ra. John Kasich beri suprizen. Jeb Bush, i lene nga te gjithe jashte u rikthye fort ne gare.

Me pak fjale beteja per voten e qendres se djathte tani duket se do te zhvillohet mes Rubio Kasich dhe Bush. Dhe pavaresisht ngjitjes se Trump, numrat thone qe vota e moderuar eshte maxhoranca. Cilido nga keta te tre qe qendron i fundit ne gare eshte favoriti per te marre nominimin e republikaneve.

Ne krahun tjeter, beteja mes votes se moderuar dhe rrymes ekstremiste eshte ndoshta me e ashper. Bernie Sanders eshte duke tronditur nga themelet shanset e Clinton. Dhe po e ben kete duke e mundur ne segmentet e votuesve ku ajo duhet te kishte dominimin, mes te rinjve dhe grave.

Ne te dy krahet kjo eshte nje beteje mes establishmentit dhe rrymave te ekstremit politik. Ne njefare menyre kjo eshte nje beteje unike. Demokracia eshte aq e forte saqe po lufton me veten e saj.

Kjo eshte nje gare e jashtezakonshme qe mund te ndodh vetem ne kete vend. Ndaj Shtetet e Bashkuara jane kombi me madheshtor ne planet.

Dhe po. Eshte e jashtezakonshme te shohesh Barabara Bush te beje fushate per djalin e saj.

Thene kete, forca Jeb.

Share: