Home KRYESORE Femrat ne politike, Jane te gjitha te folëse te dubluara

Femrat ne politike, Jane te gjitha te folëse te dubluara

Mirela Cela Jorgo

Gradualisht kryetaret e partive po kristalizojne listat e perfaqesuesve te kuvendit. Midis ketyre listave figurojne edhe femra te cilat jane futur ne kete vorbull jo per ndonje aftesi te madhe apo per ndonje mbrese ne inteligjence. Absolutisht jo. Jane thjesht numra qe i duhen politikes. Me vjen keq qe ne emer te emancipimit keto vetem perdoren duke patur benifite per kryetarin dhe perfitime materiale per veten e tyre.

Ne gjithe keto vite nuk me ka mbetur ne kujtese ndonje prej tyre ( edhe pse vete jam femer) qe ti flas kurajoja ne te mire te ketij vendi. Jane te gjitha te folese te dubluara me nje plastifikim te muskujve te fytyres dhe mendesi te nje pozicioni inferior karshi gjinise mashkullore. Edhe pse shekulli i 21 , ato e kane lejuar perdorimin me vetmohim luftarak deri ne gara cmendurie me njera-  tjetren duke zevendesuar sjelljen e bute te femres me klonim mashkullor per nje komplimentim te enderruar nga kryetari i partise.

Mendoj se asgje nuk u fitua me numrin e rritur te perfaqesimit te tyre, por vec nje shtim te velinave dhe manekinave ne paraden e politikes sone mediokre. Jane pikerisht keto femra ku as komshinjte e vete nuk i njohin, ku dhe per fisin e tyre kane qene thjesht numra…

Share: