Home KRYESORE Fushatat elektorale te Linkoln dhe luksi zgjedhor ne Shqiperi

Fushatat elektorale te Linkoln dhe luksi zgjedhor ne Shqiperi

Nga Mentor Kikia

Abraham Linkoln(president i SHBA 1860-1864), ndërsa bënte fushatë për në kongres dhe më pas për president, fjalimet, letrat e shkruara, i ngjiste edhe nëpër pemë, që njerëzit ti lexonin. Ai mbante fjalime nëpër qendrat e banuara apo para punëtorëve nëpër ndërmarje, duke hipur mbi arka apo skena të improvizura. Në këtë mënyrë ai bindi amerikanët se kishte ardhur fundi i skllavërisë, që ndryshoi historinë e Amerikës dhe gjithë njerëzimit. Kanë kaluar shumë kohë nga atëherë. Bota është vite dritë përpara me mjetet e informimit…

Fushatat elektorale sot janë sipërmarje të mëdha, politike, ekonomike e artistike. Shqipëria, në këtë drejtim duhet të jetë sërish një konkurente e denjë. Besoj kujtoni sesi janë mitingjet hapëse dhe mbyllëse, dhe jo vetëm. S’po numëroj infrastrukturën që angazhohet, por këto mitingje nuk i lënë lënë asgjë mangut koncerteve madhështore të Beyonces apo Rihanës.

Në fakt, unë e solla në kujtesë fushatën e Linkolnit për të bërë një pyetje? Çfarë na nevojitet për të thënë gjëra të mencura para njerëzve? A është nevoja për skena gjigande, me prozhektorë, ekrane elektronikë, këngëtarë, efekte piroteknike, tapete për të shtruar deri dhe sheshet? Më duket se teknologjia, më shumë përdoret si dekor mashtrues sesa si mënyrë për të përçuar atë që duhet thënë.

Unë mendoj se njerëzit e mëdhenj nuk dallohen nga skena se ku flasin, as nga numri i mikrofonave që kanë përpara, por nga ajo që thonë.

Por përse politika kë Shqipëri shpenzon kaq shumë para për mitingjet? Përse duhet një kosto e tillë? Ndërsa kanë hyrë në gare se kush të bëjë më shumë premtime, partitë janë vënë në garë edhe se kush të bëjë koncertin-festiv(mitingun) më të kushtueshëm.

FB_IMG_1454947096516Shpenzimet e partive në fushatë do të bëhen sërish një temë e debatueshem, tashmë kur kanë nisur diskutimet për reformën elektorale, pjesë e të cilës është edhe financimi. Dhe unë mendoj se këtu fillon cdo gjë e keqe. FINANCIMI! Nëse partitë nuk tregojnë se ku i marrin paratë, asnjëherë nuk do të luftohet korrupsioni, jo një, por një mijë reforma në drejtësi të bëhen.

Share: