Home KRYESORE Gëzuar Shen(vari…)lentinin miqtë e mi!!

Gëzuar Shen(vari…)lentinin miqtë e mi!!

Nga Monika Spahivogli

Sot kam dëgjuar shume, mbase me shume sec duhet:

Kater ikje te trishta, dy ditëlindje te mrekullueshme, 100 sharje nga motrat… 3 vete qe flasin me vete… Dy lajme te mrekullueshme… 170 te bërtitura ne telefon per Euro, Leke, dollarë… Dy udhëtime dashurie… Pese (ne fakt 550) urime per Shen Va…nejse… Qenin tim qe qante se vajza ka ikur per pak dite pushime dhe Xhoi e ndjen…. 170 dyqane qe nuk kane pune hic… Tre restorante qe,  pasi vendosen zemra dhe blenë mish e afrodiziakë, mbeten me sytë nga dera….. Nejse!

Sot, kam edhe une pak te drejte te merrem me veten.

Po shkoj t’i lëpij flokët me ujë qe te dukem cik e bukur (hajt mo)… I mora me zor Mr. Burrit një parfum 650 Leksh se mbaja era djerse nga punët… (ne fakt 150 i futa vete)… Darken as qe kam ndërmend ta ha diku por, vendosa ta konsumojmë ne shtëpi me dashuritë e mia…

Xhoit do i blej një ushqim dashurie… Qeni im-ajo, nuk është vegjetariane. Ushqimi sigurisht do jete mish…

Jemi gjalle, jemi ne këmbe, jemi aktive! Kaq mjafton!!

Gëzuar Shen(vari…)lentinin miqtë e mi!! Nuk duhet një date e caktuar per te festuar. Festa e dashurisë ka te tjera kushte (ata qe e kane provuar, e dine)…

Share: