Nga Artan Fuga
Une kete identitetin tone, shqiptar, e shoh si nje ceshtje shpirtrore dhe kulturore e linguistike, dhe jo si nje ceshtje gjenetike, apo kromozomesh.
Sepse po te jete per afersi gjaku ketu dhe ne Ballkan nuk e merr vesh i pari te dytin. Kur themi “gjaku” shqiptar une kete e kuptoj si metafore dhe jo si e vertete. Ne jemi identitet shpirtor dhe historik, kështu po.
Prova e autoktonisë sonë gjendet me arsyetim filozofik, me gjetje arkeologjike, me studime humane e historike dhe letrare. Jo duke bërë analizat e grupit të gjakut dhe të ADN.
Se ja mund të kenë ardhur përpara dymijëvjetësh 5000 helenë. Brenda një brezi sikur të kenë lindur nga 3 fëmijë janë bërë minimumi 15 mijë, pastaj edhe nje brez tjeter 45 mije, pastaj edhe nje brez tjeter prej 20 vjetësh, janë bere 135 mijë. Imagjinojeni pak! Pastaj mund te jene vendosur edhe nja 4000 osmanë. Ta zemë nga 5 fëmijë, brenda njezet vjetësh janë bërë 20 mije. Pastaj edhe nje brez tjeter per 20 vjet jane bere 100 mije. Pastaj edhe nja 3600 sllavë, nja 4000 romakë të shtuar edhe ata në shekuj, pastaj këta të gjithë të martuar me njeri tjetrin, dhe te shtuar kështu të kryqëzuar!! !
Iliret si gjak jane perzjere, edhe arberit si gjak jane perzjere, spanjollet e dikurshem, franket, romanet, hungarezet, keltet, te gjithe, keshtu edhe me tej me gjithe keto emigrime. Gjaku humbet, puna eshte te ruhet vazhdimesia e identitetit shpirtror. Ketu a do ja arrijne dot europianet te asimilojne popullsite qe po vijne me vale? Se ca vijne te ne, e nga ne po ikin gjetiu…Fushat qe kemi lene bosh do mbushen me te ardhur sigurisht sepse natyra e ka tmerr boshllikun…Iken Gjergj Elez Alia dhe vjen bajlozi…
Perzjere gjaku arbëror përzjerë si do te perzjehen gjermanet me siriane dhe me afgane, me kurd e me kosovare, etj. e
Bëni tani analizat e ADN te shqiptareve dhe krahasojeni me te popujve te tjere qe edhe ata jane perzjere me ne. Hajde gjeji lidhjet dhe vazhdimesite. Prandaj termi “gjak shqiptar” nuk ka kuptim veçse metaforik, per te bere metafora. Lidhja jone eshte shpirtrore dhe ka asimiluar edhe te huajt duke i thithur si merimanga mizat e i bere pas shekujsh shqiptare. Po gjaku i paster arberor ne kuptimin fizik, gjenetik, biologjik eshte nje thjesht nje mit. Po te shkojne ca per prove per te bere analizat gjenetike kush e di se ku i u dalin afersite mijravjecare. Ca dalin vellezer me banore te Romes, ca me marokene qe ishin kryqezuar me kalabreëz, ca te tjere me spartane te kryqezuar me stambollxhinj dhe keta me mongolë, e kështu me rradhë.
Prandaj kjo historia e vazhdimësisë të ADN dhe e vazhdimësisë te gjakut me duket pesë me hiç. Vazhdimësia eshte kulturore dhe shpirtrore, realizuar nëpërmjet asimilimit kulturor dhe social te te huajve dhe jo si pastërti gjaku. Gjaku është gjak i përzjerë, kurse gjaku i pastër arbëror nuk dihet se çfarë përbërje ka pasur…
Unë mërzitem nganjëherë kur lexoj histori me Mujin dhe Halilin sa të gjatë ishin, dhe zanat sa të bardha ishin…Ne jemi shkurtuar e bërë ezmerë, kushedi sa kryqëzime kemi bërë rrugës …
Por, kemi ruajtur gjuhën ama si mekanizimin tone asimilues te tjereve. Dhe ajo e perzjere eshte por ama gjenden fijet e lashtesise dhe vazhdimesise. Kurse analizat gjenetike dhe me koncesion po t’i japin nuk besoj se nxjerrim gjë.