Skender Gjinushi surprizon akoma dhe hyn ne qeveri pas me shume se nje dekade ne opozite. Partia Socialdemokrate e mbetur jashtë parlamentit, tashme do te kete dy zëvendës ministra, ndërsa do te përfaqësohet edhe ne nivel lokal.
Marrëveshja me kryeministrin Rama është konfirmuar nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie. Gjate kesaj mbledhje u përjashtuan edhe anëtaret e nje grupi te pakenaqurish te PSD-se me kryetarin Gjinushi.
Javën e kaluar, ata u bene protagoniste te nje incidenti ne kete parti, ku tentuan te ngrinin mocion mosbesimi ndaj kryetarit, por nuk u lane te hyjnë ne seli. Per këtë arsye, ata nuk jane me pjese e strukturave drejtuese te PSD-se, shkruan Vizion Plus.