Home KRYESORE Nyja Kosove-Serbi dhe faktoret nderkombetar

Nyja Kosove-Serbi dhe faktoret nderkombetar

Nga Prof. Dr. Lisen BASHKURTI

Hyrje

Qysh nga pranvera e vitit 2014 Kosova ka hyre ne nje krize politike pa krye. Rezultatet e zgjedhjeve ate vit reflektuan pak ndryshime ne elektoratin e pergjithshem te vendit. Dy partite kryesore pesuan renie, por jo deri ne ate mase sa te humbisnin peshen e legjitimitetit te pushtetit. Ndersa tre partite opozitare pesuan nje ngritje modeste, por jo deri ne ate mase sa te fitonin peshen kryesore te legjitimitetit te pushtetit.

Per te konstituar institucionet qeverisese paszgjedhore u bene mjaft formula politike dhe u firmosen edhe marreveshje respektive midis aktoreve te ndryshem politike. Mirepo marreveshjet politike nuk mund te ngriheshin ne asimetri me voten qytetare. Diskursi politik zgjati 6-muaj duke e lene vendin pa institucionet kryesore, parlamentin dhe qeverine. Me ne fund lenda e diskursit politik shkoi perpara Gjykates Kushtetuese, e cila dha opinionin e saj per konstituimin e organeve te pushtetit te dala nga votat qytetare.

U krijua keshtu nje koalicion i madh midis dy partive kryesore te Kosoves, PDK-LDK. Avantazhi i koalicionit te madh eshte se garanton nje legjitimitet me te gjere mbeshtetes per qeverisjen e vendit, ndermarrjen e reformave te medha dhe hedhjen e hapave te qendrueshem ne marredheniet nderkombetare te Kosoves. Dizavantazhi eshte se dobesohet zeri institucional i opozites qe mbetet ne minorance te thelle.

Duke pasur kete mbeshtetje parlamentare te gjere Qeveria e Kosoves hodhi hapa te metutjeshem ne bisedimet me Beogradin te ndermjetesuara nga Morgerini, Shefja e Politikes se Jashtme te BE. Bisedimet kane pasur dhe kane veshtiresi te konsiderueshme per te gjitha palet pjesemarese e firmetare.

Kosova dhe Serbia-Dilemat

Te dy palet, Kosova dhe Serbia synojne me shume afrimin me BE sesa afrimin me njera-tjetren. Prandaj edhe koncensionet i kane synuar drejt ketij pazari diplomatik. Kosova synoi qe te siguronte MSA dhe e arriti ate. Ndersa duket se ka akoma detyra pa kryer per liberalizimin e vizave. Serbia synonte qe te pershpejtonte hapjen e negociatave per antaresim me BE, por mesa duket edhe kjo ka ende sfida per te kapercyer.

BE i vuri te dy palet perballe kerkesave te papertypshme per momentin politik. Kosoves u vuri perpara marreveshjen per asociacionin e komunave me shumice Serbe. Ndersa Serbise i vuri ne tryezen e negociatave per antaresim Kapitujt 32 dhe 35 si kusht paraprak per hapjen e tyre.

Ne Kosove firmosja e marreveshjes per krijimin e asociacionit te komunave me shumice serbe shkaktoi nje furtune politike qe paralizoi funksionimin e institucioneve kryesore te vendit. Firmosja e MSA, BE-Kosove ra nen hijen e erret te asociacionit. Asociacioni u konsiderua nje “Republika Serbska” brenda Kosoves. Kriza degjeneroi ne akte dhune brenda parlamentit dhe neper sheshet e vendit. Serish diskursi shkoi ne Gjykaten Kushtetuese, por edhe pas interpretimit te kesaj te fundit ambiguitetet mbeten hapur. Destabiliteti politik vazhdon. Per te dale prej tij, opozita kerkon zgjedhje te parakoheshme. Zgjedhjet e parakoheshme do te vijonin riciklimin e krizes.

Ne Serbi sfidat e Kapitujve 32 dhe 35 kane krijuar bllokim te plote politik. Firmosja e asociacionit per serbet ne Kosove ra nen hijen e ketyre dy kapitujve te parealizueshem per momentin. Per Serbine pranimi i ketyre dy kapitujve do te thote varrosja e gjeoplitikes se vjeter. Ne thelb keto dy kapituj i kerkojne Serbise te terhiqet nga politika bivektoreshe Euro-Ruse, te ndryshoje Kushtetuten qe t’i hape rruge njohjes se Kosoves si dhe te moderoje qasjen gjeopolitike ndaj B&H me qellim qe te lehtesoje funksionimin e saj dhe integrimin ne strukturat Euro-Atlantike. Perballe pamundesive Serbia don te fitoje kohe me zgjedhje te parakoheshme. Zgjedhjet e parakoheshme do te vijojne stanjacionin.

Bashkimi Evropian-Neutraliteti

Ne kete furtune zjarresh Ballkanike, politika e jashtme dhe diplomacia e Bashkimit Evropian ngroh duart. Pozicioni neutral ndaj statusit te Kosoves e ben te pamundur per Morgerinin per te zgjidhur nyjen Kosove-Serbi, qe eshte ne fakt nyja politike e Ballkanit Perendimore. Perballe nyjes politike Kosove-Serbi, BE rropatet per zgjidhje teknike. BE ka nevoje per aksin Berlin-Paris-Londer-Rome qe te mund te potencoje politiken e jashtme dhe diplomacine e saj te dobet. Por edhe aksi i lartpermendur Evropian ka nevoje per Uashingtonin qe te mund te potencoje Euro-Atlantizmin perballe gjeopolitikes dhe gjeostrategjise Ruse.

Tirana zyrtare-Pasiviteti

Ne kete dinamike politike kontraverse, ne te cilen luhen interesat direkte te shqiptareve ne Kosove e Rajon, politika e jashtme dhe diplomacia e Tiranes po qendron tejet pasive. Agjendat e renduara politike te brendshme duket se kane bere qe lideret e Shqiperise te harrojne se shteti ka edhe politike te jashtme. Per shtetet e vogla politika e jashtme shkon deri atje ku vete ndikimi. Pra shkon deri te fqinjet. Nder keto fqinje Kosova eshte shteti me strategjik i Shqiperise. Ne retorike kjo shprehet. Po a konsiderohet keshtu ne realitet. Absolutisht jo. Pasiviteti i Tiranes mesa duket po arsyetohet me mos perzjerje ne qeshtje politike te brendshme. Por ne fakt nuk eshte keshtu. Deshtimet e diplomacise se Tiranes ne UNESCO dhe ne Keshillin e Europes per Kosoven nuk kane te bejne me politike te brendshme te Kosoves, por me mbeshtetje nderkombetare te saj. Ky eshte pasivitet kryekeput i gabuar i diplomacise se Tiranes ne qendrimin ndaj krizes se Kosoves dhe mbeshtetjen nderkombetare te saj. I gjithe Ballkani Perendimore ka nevoje per nje diplomaci me aktive dhe me eficente Euro-Atlantike te Shqiperise. Kjo eshte ne interesin tone kombetar, por edhe detyrim ndaj Aleateve tane Perendimore.

ShBA-Agjende shqiptare

Brenda nje harku kohor pak javesh, Sekretary Amerikan Xhon Kerri viziton dy kryeqytetet shqiptare, Prishtinen dhe Tiranen. Kjo do thote qartesisht se ShBA vijojne te mbajne ne prioritet te tyre agjenden shqiptare. Per ShBA dy shtetet shqiptare jane aleate strategjike ne Ballkanin Perendimor. Por te dy aleatet perballen me kriza. Dhe per zgjidhjet e tyre kane serish nevoje per mbeshtetjen e mikut te tyre me te rendesishem-ShBA. Por shqiptaret ne te dy shtetet e tyre lypet te mos harrojne se per mikun e tyre ShBA parimi me i madh eshte “do it by youself people”.

Share: