Home KRYESORE Gruaja qe u dhunua sot nga policia është ajo në duart e...

Gruaja qe u dhunua sot nga policia është ajo në duart e së cilës vdiq Hekuran Deda më 21 janar 2011.

Gruaja—e cila ka reaguar ndaj një polici që po godiste një të ri, duke i hequr atij kapelen dhe që më pas është dhunuar nga policët dhe arrestuar—është Mimoza Boçari.

Mimoza është rreth të 60-ve. Është mjeke e sapo dalë në pension. 20 vitet e fundit ka punuar si kirurge pediatre në Gjermani, ku emigroi në fillim të viteve 1990-të.

Është nënë e tre fëmijëve.

Rrjedh nga një ndër familjet më të shquara në Shqipëri, ish pronar të mëdhenj të çpronësuar nga regjimi komunist.

Është një nga zërat më të ndjeshëm në vend për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Ishte e vetmja jo socialiste që mori pjesë në grevën e urisë së PS-së në bulevard në maj 2010.

Është protestuesja që u mundua t’i japë ndihmën e parë dhe në duart e së cilës vdiq Hekuran Deda më 21 janar 2011./Exit.al

Share: