Home KRYESORE Ia arritëm edhe kësaj dite, i shkatërruam edhe prodhimet bujqësore!

Ia arritëm edhe kësaj dite, i shkatërruam edhe prodhimet bujqësore!

Nga Mentor Kikia

E di që do të thoni se kemi halle të tjera në këtë moment. Kemi reformën në drejtësi, që sapo e drejtojmë na e kthen mbrapsht Venecia. Kemi zgjedhjet në PS, kemi edhe parkun e kalajmave tek liqeni… Por unë dua të flas për një problem tjetër.

Besoj të gjithë kujtoni sesi në tregje ne pyesnim: Ka domate vendi, speca vendi, kastraveca vendi? Sepse të gjithë ne ishim të bindur se perimet tona ishin më të shijshme se të importit, italiane apo greke. Janë BIO! Madje edhe në “paketën” turistike që ne ofrojmë, themi; kemi ushqimin BIO. Sepse vendet e tjera i kanë OMGJ. Por së fundmi ne e shkatërruam edhe këtë aset. Tashmë në treg, gjithnjë e më shumë, pyetet: A keni domate italiane? Kushtojnë pak më shtrenjtë, por janë më të shijshme. Domatet që prodhohen nga fermerët shqiptarë tashmë janë vetëm imazh(për dreq në këtë vend shumë gjëra janë vetëm imazh). Të bukura, të kuqe e plot shkëlqim, por pa asnjë shije. Po kështu edhe të gjitha perimet e tjera.

sera2Sepse prodhuesit përdorin:
-Hormon për rritje të shpejtë
-Hormon për pjekje të shpejtë
-Hormon për shkëlqim vezullues

Dhe në fund ne duhet të hamë vetëm hormone. Ky është ushqimi që ftojmë të hanë edhe të huajt?

Do të thoni, po prodhimet italiane e greke nuk kanë hormone? Padyshim që kanë, pasi nga atje i mësuam këto hilera tregu. Por atje ka shtet, ka rregulla, ka norma, ka kufij, nuk lejohet të tejkalohen normat e përdorimit. Ndërsa këtu përdorin doza 10 fish më të larta, sepse askush nuk kontrollon, askush nuk ndalon.
Edhe një herë kur shkoi ministri i bujqësisë në Lushnje dhe i bëri vetë analizat, tha se nuk ka hormone, është BIO. Une mendoj se analiza më e mirë nuk është laboratori i mashtruesve shqiptare, por shija që njeriu provon vetë kur i konsumon.

ne foto:  1: sere ne Shqiperi. 2: sere ne itali

Share: