Home KRYESORE Kapitalizmi Crony

Kapitalizmi Crony

Nga Dr. MBA. Enriko Ceko

Kapitalizmi Crony është një term që përshkruan një ekonomi në të cilën suksesi në biznes varet nga marrëdhëniet e ngushta midis njerëzve të biznesit dhe zyrtarëve të qeverisë. Mund të jetë favorizim në shpërndarjen e lejeve ligjore, granteve qeveritare, reduktime të veçanta tatimore, ose forma të tjera të ndërhyrjes shtetërore. Ky lloj kapitalizmi lind kur në qeverisje dhe në biznes përhapet nepotizmi, duke sjellë çoroditje publike në masë të madhe.

Ky term ka të bëjë me vendimet qeveritare që lidhen me favorizimin e “miqve” të zyrtarëve qeveritarë.

Ky lloj kapitalizmi ka si karakteristikë praktikën e dominimit të ekonomisë së një vendi dhe të sektorëve fitimprurës ngas disa individë që përfitojnë nga ligjet, rregullat dhe urdhërat e paqarta që jepen me qëllim të tilla nga klasa politike e korruptuar. Rivalët e mundimshëm, që nuk janë pjesë e lidhjeve biznes – politikë, që i tejkalojnë kufijtë e tyre mund të kenë ndëshkime të papritura, në formën e gjobave apo edhe burgimit.

The economist ka përpunuar një indeks për të llogaritur këtë lloj kapitalizmi, sipas të cilit Rusia është në vendin e parë për këtë lloj ekonomie. Në formën e tij më të keqe kapitalizmi Crony mund të degradojë deri në një korrupsion, ku tregu I lirë nuk ka asnjë mundësi zhvillimi dhe rrushfetet për zyrtarët e qeverisë konsiderohen si një normë e zakonshme dhe evazioni fiskal nuk paraqet asnjë problem për biznesin dhe politikën e lidhur midis tyre. Në këtë aspekt, qeveritë e korruptuara mund të favorizojë një grup pronarësh biznesi, krahasuar me të tjerët, për shkak të lidhjeve nepotike dhe financiare.

Raymond Vernon, një nga teoricienët e ekonomisë dhe të ndarjes ndërkopmbëtare të punës thekson se “Revolucioni Industrial filloi në Britani të Madhe, për shkak se britanikët ishin të parët për të kufizuar me sukses fuqinë e grupeve të vetos (zakonisht miqtë e atyre me pushtet në qeveri) për të bllokuar risitë. Ndryshe nga shumica e mjedise të tjera kombëtare, mjedisi britanik i fillim të shekullit të 19-të përmbante relativisht pak kërcënimet ndaj atyre që përmirësohen në mënyrë të vazhdueshme dhe që zbatojnë shpikje të ndryshme, qoftë nga konkurrentët e biznesit, të punës, ose vetë qeveria.

Në vende të tjera evropiane, në të kundërt , grupet tregtare kanë qenë një burim dhe fuqi e përhapur e vetos për shumë shekuj. Kjo fuqi u ishte dhuruar atyre nga vetë qeveria “.

Për shembull, një shpikës rus që prodhoi një motor me avull në 1766 u zhduk pa gjurmë, një makinë me avull e prodhuar në Francë në vitin 1769 u ndalua zyrtarisht, ndërsa në Britani, James Ëatt filloi të eksperimentonte për energjinë e avullit që në vitin 1763 dhe në vitin 1796 morri patentën, për të filluar prodhimin komercial në vitin 1775. Mesa duket Shqipëria dhe shqiptarët kanë mbetur ende në shekullin 17…