Nga Artan Fuga
Shoh emisionet televizive që bëhen për papunësinë ku në mënyrë të turpshme fajin e papunësisë ja hedhin të papunëve.
Unë nuk di turp më të madh. Dhe e bukura, turpi, komedia dhe drama. Në vend të ftojnë biznese dhe biznesmenë që janë në hall se kanë vështirësi, ftojnë përfaqësues të biznesmenëve, ftojnë agjenci punësimi që varen me njëmijë fije nga krodhet e bukës që jep ministria.
Në vend të ftojnë të papunë, të ftojnë të punësuar që shfrytëzohen si kafshë, të rinj që ikin nga sytë këmbët nga dheu i të parëve, të hequr nga puna, etj. ftojnë publik me pagesë që duartroket. Publik i paguar me pesë lekë ora. A ka ndonjë vend pune si publik që duartroket në emisione ku debatohet për papunësinë ???
Në vend të intervistojnë në terren për të parë si janë kontratat e turpshme të punës, sepse nuk ka mbrojtje sociale pune, nuk ka nënshkrim kontratash kolektive me sindikatat, flet ministri qe nuk pyet, as i ka në refene sindikatat, por thotë : iki ne lac te takoj bizneset.
Cfarë gabimi i dashur zoti Ministër!
Ke parë në Itali shkolla profesionale, keshtu ! Po sindikatat i ke parë gjë!!! Jo kështu i nderuar zoti Ministër, se je dhe vjen nga e majta. Ruaje personalitetin dhe imazhin tënd të nderuar, sepse e ke pasur dhe e ke vlerë të madhe. Mos u bëj si ata propagandistet që bëjne të qeshi dhe qaje gjithë rinine shqiptare.
E pakta, të gënjejnë gjithë ditën për diell. Këta thonë se ka vende për hoteleri… Gënjeshtër.
Hajde puno një muaj në gusht, pastaj ikën vapa, më fal, puna, me gushtin. Pastaj mëso për saldator. Puno sa të ndërtohet pallati, pastaj ik pirdhu! Pastaj bëj kurs për kasap, sa të qethen viçat, dhe pastaj të hedhin ne rrugë si plënc lope. Ik mëso për elektricist.
Kiu fiu, e keni parë atë skeçin komik, Kiu fiu, nga kursi në kurs… Mosni bre, se jeni në rrugë pa krye! Po meriton më mirë rinia shqiptare. Ka mundësi zgjidhjeje, por kurrë nuk do të gjenden derisa në media në vend të biznesmenëve të vinë fasada të biznesit të yshtyra nga burokracia partiake, në vend të të papunëve të vijnë publike që duartrokasin.
A ka një vend pune si publik që të duartrokas?