Home KRYESORE Kufiri Kosovë-Maqedoni kalohet vetëm me letërnjoftim

Kufiri Kosovë-Maqedoni kalohet vetëm me letërnjoftim

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur për një takim bilateral ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki. Thaçi e Poposki kanë nënshkruar marrëveshjen ndërshtetërore për kalimin e kufirit me letërnjoftim dhe për hapjen e vendkalimit të ri kufitar Stançiq-Bellanoc. Pas takimit, zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se ky është një moment i ri për të dy shtetet, duke potencuar se nga këto marrëveshje do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset nga Kosova dhe Maqedonia. Kjo marrëveshje sipas tij, do të ndikojë në afrimin dhe rritjen e shkëmbimit të përvojave në mes të rinjve të të dy vendeve, në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe se do t’ua lehtësojnë qytetarëve të dy vendeve vizitat e ndërsjella familjare. Në konferencën për medie të zhvilluar pas takimit, zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm maqedonas Poposki kanë deklaruar se tani u mbetet grupeve punuese respektive të finalizojnë detajet para hyrjes në fuqi të marrëveshjeve gjegjëse në një të ardhme të afërt.

Share: